BallinaKronikeFOTO/ Ndërhyri në sherr për të mbrojtur vëllanë, kush është i riu...

FOTO/ Ndërhyri në sherr për të mbrojtur vëllanë, kush është i riu në Vlorë që humbi jetën

I riu që shihni në foto është viktima në Vlorë, i cili humbi jetën pasi u godit me thikë pas një sherri. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të ditës se djeshme në zonën e Pyllit të Sodës. Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për ‘BalkanWeb’ foto të 25-vjeçarit Aleksandër Petanaj, i cili pas një sherri me një grup të rinjsh, mbeti i plagosur rëndë me një plagë në zemër.

foto galeri foto galeri

Ndonëse mjekët tentuan ta mbanin në jetë, ai ndërroi jetë. Mehmeti bën me dije për ‘BW’ se gjithçka kishte nisur pas një konflikti që vëllai i tij më i vogël, 18 vjeç, kishte me një grup të rinjsh, ndërsa viktima ndërhyri për ta mbrojtur, por njëri prej tyre e qëlloi me thikë në zemër.

Aktualisht policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende nuk jepen detaje për identitetin e autorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular