BallinaKronikeFutet mes sherrit për të mbrojtur të vëllain, vritet me thikë 25-vjeçar...

Futet mes sherrit për të mbrojtur të vëllain, vritet me thikë 25-vjeçar në Vlorë

Qeelohet  për vdekje me thikë një 25-vjeçar në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme (18 qershor) ku 25-vjeçari është futur mes sherrit të vëllait të tij dhe G. T. 15-vjeçar, dhe ky i fundit e ka goditur me thikë.

Aleksandër Petanaj (në foto) është dërguar me urgjencë në spital, pro nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

“Më datë 18.06.2020, rreth orës 22:50, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i dëmtuar nga një mjet prerës, shtetasi A. P., 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka ndërruar jetë pak orë më vonë.” – njofton policia.

26-vjeçari ka qëndruar mbi 4 orë në sallën e operacionit, por mjekët s’kanë mundur të bëjnë dot gjë për ta shpëtuar.

Ai është goditur me thikë pranë zemrës dhe plagët kanë rezultuar fatale për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji” Vlorë, pranë vendit të quajtur “Ish-ushqimores”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. T. ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Aleksandër Petanaj.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm (19 qershor) është kapur autori i dyshuar vrasjes së 25-vjeçarit.

Mësohet se ai është G. T., 15 vjeç, banues në Vlorë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular