BallinaKronikeShpërndanin kokainë në Durrës, përfundojnë në pranga babë e bir

Shpërndanin kokainë në Durrës, përfundojnë në pranga babë e bir

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së kokainës në Durrës, ndërsa në pranga ranë dy persona dhe një tjetër po procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit me inicialet A. I., 45 vjeç dhe F. I., 14 vjeç (babë e bir), banues në Durrës. Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. P., 36 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 17, Durrës, duke shpërndarë lëndë narkotike të llojit kokainë në doza të vogla.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10.5 gr lëndë narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 7 aparate celularë, një automjet, një shumë parash dhe eurosh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular