BallinaKronikeVIDEO/Atentati ndaj prokurorit dhe vrasja e shoferit/Ja pamjet që zbulojnë autorët e...

VIDEO/Atentati ndaj prokurorit dhe vrasja e shoferit/Ja pamjet që zbulojnë autorët e dyshuar kur largohen më këmbë pasi braktisën makinën

News24 ka siguruar videon që deputeti Halit Valteri publikoi dje në sallën e parlamentit. Në këtë video janë filmuar momentet kur personat e dyshuar për atentatin mbi automjetin e prokurorit Arjan Ndoj, ndodhen te mbikalimi i Shkozetit, pasi kanë braktisur makinën në ShkafanE dhe janë kapur nga kamerat e sigurisë tEksa ecin disa metra në këmbë

Personi i veshur në të zeza dhe kapele sipas prokurorisë është Redjan Rraja, ndërsa shoqëruesi i tij edhe pse është është i pamaskuar nuk është identifikuar ende nga prokuroria. Redian Rraja sipas prokurorëve është një person me precedentë të theksuar kriminalë, dhe janë 2 analiza të ADN që e lidhin me ngjarjen, njëra nga materiali gjenetik i gjetur në syzet në automjet dhe tjetri në kapuc.

Personi i dytë edhe pse e ka profilin gjenetik, nuk është identifikuar ende dhe për këtë Prokuroria thotë se ka kërkuar ndihmë nga autoritetet e huaja. Është pikërisht kjo video që deputeti Halit Valteri e mori nga babai i shoferit të prokurorit Arjan Ndoji, i riu që mbeti i vrarë në atentat. Babai kërkon që Prokuroria të identifikojë personin e pamaskuar për të vënë në vend drejtësinë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular