BallinaKronikeU deklarua i shëruar nga Covid-19, pacienti ndërron jetë rrugës për Gjirokastër

U deklarua i shëruar nga Covid-19, pacienti ndërron jetë rrugës për Gjirokastër

Një pacient i konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pasi ka dalë nga Spitali Infektiv. Mësohet se pacienti kishte fituar betejën ndaj COVID-19 dhe rrugës për në shtëpi ka humbur jetën. Pacienti nga Gjirokastra ishte shtruar prej ditësh në QSUT pasi vuante nga mëlçia.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria Shëndetësisë, duke përcaktuar edhe shkakun e vdekjes së pacientit nga Gjirokastra.

“Një pacient 68 vjeçar nga Gjirokastra, i cili vuante nga ciroza hepatike në stad terminal, ka ndërruar jetë teksa po transportohej nga spitali infektiv, drejt Gjirokastrës, pasi ishte negativizuar nga COVID19, me dy tamponë negativë.Gjatë transportit, ka pësuar humbje jete të papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak.Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit”.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u shënuan 53 raste të reja me Covid 19 nga 320 tampone të marra.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 26 të prekur në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 raste në Fier dhe Pogradec, nga 2 raste në Kukës dhe Lezhë, nga 1 rast në Durrës dhe Përmet.

Në vendin tonë janë aktualisht 722 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular