BallinaShow BizzDEBATI/Moderatoret seksi të ekraneve, stimulim për “për lukuninë e uritur të burrave”

DEBATI/Moderatoret seksi të ekraneve, stimulim për “për lukuninë e uritur të burrave”

Dalin me dekolte dhe këmbët zbuluar për të joshur audiencën mashkullore. Edhe njëherë moderatoret televizive të emisioneve sportive janë vënë nën shënjestër, pasi po përdoren si velina të erotike përpara se të bëjnë detyrën si njohëse të futbollit, atletikës apo notit.

Ky debat i hapur më parë nga Mustafa Nano, i cili pati marr për shëmbull Bora Zemanin të cilën e kishte krahasuar me Sharon Stone i dalin të mbathurat në skenën kult të filmit “Basic Instinct”,  dhe Ilda Bejlerin që ishte veshur në mënyrë të trishtueshme,  vulgare dhe të pashijshme ka marë flakë sërish.

Këtë herë trajtimi si ikona masturbimi “për lukuninë e urritur të burrave” e vajzave të ekraneve sportive ka shqetësuar shkrimtaren  Flutura Açka. Ajo ka botuar një status të shoqëruar me tre fotografi nga të cilat ka hequr fytyrat në të cilin shkon deri aty sa thotë se praktika të tilla stimulojnë përdhunimin  si sport ndaj bijave grave, sekretareve apo komshijeve.

Fotot e botuara nga Flutura Açka nga emisionet e sportit te Ora news dhe News 24

Në reagimin e shkrimtares fajësohen kryesisht drejtuesit e televizioneve që e shohin gruan si një objekt erotik e cila e humbet rëndësinë me kalimin e moshës.

“Në njëzet vite në Holandē, nuk më ka zënë syri kurrë, komentatore sporti të zhveshura kështu, madje asnje grua të zhveshur telelevizioni. E kuptoj, këtyre vajzave të mira, u duhet të mbijetojnë në këto ekrane të egra në këto forma, ndryshe do ta pësojnë si ca mikeshat e mia që nuk duken më andejpari ekraneve se janë “plakur”.
Por unë do t’u lutesha që t’i ruanin këto fustane për mbrēmjet e diskotekat a plazheve të shumtë, sepse kështu mbrojnë disi nga strabikët mentalë mikeshat e tyre të heshtura pas ekraneve” shkruan ajo.

Por nganjëherë zhveshja e tyre nuk është vetëm detyrim i dhunshëm nga ekrani. Në rrjetet e tyre sociale vajzat e mëposhtme nganjëherë shfaqin klishe edhe më të ekzagjeruara se ato që na tregojnë nëpër studio, duke deshmuar joshja me ane te hireve femerore eshtë pjesë e mentatlitetit të tyre dhe shoqërisë ku jetojmë.

©Lapsi.al

 

Moderatorja sportive, Ilda Bejleri.

1.Ilda Bejleri prej kohësh pjesë e Super Sport, në Digitalb, tashmë e shikojmë përkrah Manushit, në prezantimin e emisionit “Procesi sportiv”. Sigurisht që Bejleri është një nga prezantueset që famën e ka fituar jo vetëm me eksperiencën e saj si prezantuese, por edhe me fizikun e saj që komplimentohet pa masë në rrjete sociale. Me fustane dhe dekolte, Ilda Bejleri bëhet qendra e vëmendjes në “Procesi Sportiv”, aq sa nuk dëgjohen fjalët që thotë moderatorja, por veshja e radhës dhe ekspozimi i hireve.

Moderatorja sportive, Viola Spiro.

2.Viola Spiro, tashmë e ka braktisur epitetin e vajzës ‘seksi’ por më parë moderatorja sportive, rrëmbente vëmendjen vetëm duke qenë e tillë. Një bjonde bukuroshe, me një fizik të lakmuar, nuk ka rëndësi njohuria e saj në sport, por dukja e bukur dhe sensuale.

Ish-velina, Alesia Bami.

3.Alesia Bami, dikur velinë e Stop-it, tashmë e huazuar nga Manushi në emisionin e tij, si një ndër shoqërueset në “Procesi Sportiv”. A ka ndonjë lidhje Alesia Bami me sportin? Përgjigjen gjejeni vetë.

Moderatorja sportive, Lei Kraja.

4.Lei Kraja, erdhi posaçërisht nga Amerika për të qenë pjesë e Digitalb, dhe vendin ja gjetën direkt. Si një vajzë me një fizik të bukur e seksi, në sport ishte vendi perfekt për Lei Krajën.

Moderatorja sportive, Eva Murati.

5.Eva Murati, një ndër vajzat bukuroshe të ekranit, që padyshim aparencën e ka një plus të madh në moderimin e saj. Të gjithë adhuruesit e sportit, adhurojnë dhe pamjen e moderatores sportive.

6.Marina Vjollca, bjondja bukuroshe me fizikun tërheqës, ishte për një kohë të gjatë krah Manushit, për të plotësuar tablonë e emisionit sportiv në Top Media. Por, pas lidhjes dhe martesës me Getoar Selimin, moderatorja ka vendosur të heqë dorë nga të qenit një moderatore sportive.

Moderatorja sportive, Vilma Masha.

7. Vilma Masha është një ndër prezantueset sportive, që tërheq vëmendjen me fizikun e saj.

Komentatorja sportive, Qeqa Krelani.

8.Qeqa Krelani, njëkohësisht dhe komentatore sportive, motra e Flaka Krelanit, është një ndër moderatoret sportive më seksi, që në ekran rrëmben vëmendjen jo vetëm për fjalën, por edhë per ekspozimin e formave të saj.

Moderatorja sportive, Hygerta Sako.

9.Hygerta Sako, ish-missi që me pamjen e saj të bukur, i jep edhe më tepër vlerë emisionit sportiv, duke u bërë njëkohësisht moderatorja sportive që mund të themi se ndër të paktat raste, zotëron edhe njohuritë sportive, por edhe bukurinë, që është e domosdoshme për të qenë pjesë e ekranit, në ditët e sotme.

Moderatorja sportive, Bora Zemani.

10.Bora Zemani prej vitesh drejtoi emisione sportive, por tashmë duket se e ka lënë pas moderimin sportiv dhe bashkë me binjakët Veshaj prezantojnë emisionin 3Shat. LAPSI.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular