BallinaAktualitetKoronavirusi/Berisha: Të paktën 100 të vdekur. Në QSUT u krijua një bombë...

Koronavirusi/Berisha: Të paktën 100 të vdekur. Në QSUT u krijua një bombë biologjike

Gjatë intervistës së tij për Syri TV, ish kryeministri Sali Berisha, edhe si mjek në profesion, nuk mund të mos fliste për Koronavirusin dhe mënyrën si e trajtoi qeveria.

“Unë jam i sigurtë se janë 100 të vdekur. Vdekjet janë dy lloje: kur vetë virusi sjell dëme në organe dhe kur vdes për shkak të sëmundjeve të tjera. Numri i vdekjeve tregon se nuk janë shifra të një virusi agresiv. Këto i ka edhe një grip normal”, tha Berisha.

Më tej ish kryeministri shtoi se, qeveria dhe kryeministri Edi Rama gabuan me strategjinë e zgjedhur.

“Ky mashtroi në çdo gjë. Çdo statistikë do të dilte vetëm nga goja e tij. Me dhjetëra herë jam shprehur për maska. Bëri një gafë të paimagjinueshme: “maskën ta mbajnë vetëma ta që e dinë se janë të infektuar”. Përjashtoi maskën, përjashtoi testet. Nënë Tereza është sot qendra më e madhe në Shqipëri dhe kontakti njerëzor është më i madh se kudo tjetër. Aty u krijua një bombë biologjike. Vdekjet nga spitali janë më të shumta se vdekjet në infektiv. Bëri një gjë të tmerrshme.

Nuk kam patur kurrë frikë. Vdekatarët nuk duhet të kenë frikë nga vdekja. Vetëm sa terrorizojnë veten. Nuk shërben frika”, tha Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular