BallinaAktualitetMali i Zi mbylli kufirin me Shqipërinë, ja kush mund të kalojë

Mali i Zi mbylli kufirin me Shqipërinë, ja kush mund të kalojë

Vetëm 20 ditë pasi ringriti traun, Mali i Zi ka vendosur të bllokojë serish kufirin me Shqipërinë.

Situata e përkeqësuar e Covid-19 ka detyruar qeverinë fqinje të lejojë kalimin vetëm të shtetasve shqiptarë që paraqesin dokumentacionin se brenda 48 orëve të fundit kanë kryer testin me tampon dhe ka rezultuar negativ, shkruan Top Channel.

Nga ky kufizim përjashtohen udhëtarët që kanë një funksion/nevojë thelbësore, si:

– profesionistët shëndetësorë, kërkuesit mjekësorë;

– personeli i angazhuar me transportin e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti;

– diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre;

– Kategori të veçanta pasagjerësh në tranzit ku përfshihen edhe shtetasit shqiptarë që zotërojnë një pasaportë të një prej vendeve të bashkimit Evropian duke përjashtuar vetëm Italinë dhe Belgjikën.

– Personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në Malin e Zi, ose për arsye të tjera humanitare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular