BallinaAktualitetEMRAT/Të shkarkuar nga vetingu, ja ish-gjyqtarët që do verifikohen, SPAK u merr...

EMRAT/Të shkarkuar nga vetingu, ja ish-gjyqtarët që do verifikohen, SPAK u merr dosjet

SPAK tërheq dosjet e të gjithë ish- anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës të Lartë të cilët janë shkarkuar pas verifikimeve që u janë bërë në procesin e vetingut.

Mësohet se SPAK do të verifikojë nëse gjen elemente të pastrimit të parave, korrupsionit apo fshehje të pasurisë për shkak të funksionit që kanë patur, në dosjet e ish gjyqtarëve.

Ish gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese që do të verifikohen nga SPAK janë Fatos Lulo, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari, Altina Xhoxhaj, Bashkim Dede.

Ndërsa ish gjyqtarë të Gjykatës së Lartë janë Admir Thanza, Tom Ndreca, Artan Broci, Artan Zeneli dhe Xhezair Zaganjori.

Të gjithë këta gjyqtarë janë të shkarkuar nga Vettingu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular