BallinaBotaGazetari i njohur italian arrestohet në momentin që po darkonte me gruan...

Gazetari i njohur italian arrestohet në momentin që po darkonte me gruan në restorant: Ishte një…

Arrestohet gazetari i njohur italian, Emilio Fede. Një nga njerëzit më të spikatur të televizioneve italiane, u prangos për thyerjen e arrestit shtëpiak, dënim i marrë për akuzën e evazionit fiskal.

Fede u arrestua ndërsa ishte duke darkuar me gruan e tij, Diana De Feo, në një restorant në bregdet në Napoli, raporton Corriere Della Sera.

“Arrestimi im? Ishte një gjë e tmerrshme. Kisha ditelindjen dhe nga Milano vendosa që me mbarimin e arrestit shtëpiak të ikja për të kaluar dy ditë me gruan time. Ne shkuam në restorant për të ngrënë një picë, kur karabinierët arritën atje, duke më njoftuar për arrestimin për krimin e evazionit”.

“Jam larguar nga Milano kur ende nuk kisha marrë nënshkrimin në shërbimet shoqërore, kjo është akuza që më bëhet. U shoqërova në hotel dhe tani as nuk mund të shikoj nga dritarja – thotë Fede- Unë jam klaustrofobik, u operova dhe mezi mund të eci, duhet të shoqërohem dhe me shkop. Ishte një arrestim para të gjithëve, jam i tmerruar, se si mund të marrin ashtu një qenie njerëzore, e jo më Emilio Feden”, thote gazetari.

Gazetari mbush 89 vjeç. Ai ishte me gruan e tij në një restorant në Napoli teksa priste ardhjen e ditëlindjes së tij (sot), kur u ndalua nga 2 policë me veshje civile, që i komunikuan se kishte thyer arrestin shtëpiak.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular