BallinaKronikeSherr me armë të ftohta, plagosen tre të rinj

Sherr me armë të ftohta, plagosen tre të rinj

Një sherr midis të rinjsh me armë të ftohta ka ndodhur në mbrëmje në qytetin e Korçës.

Policia lokale bën me dije se në sherr janë përfshirë tre të rinj të cilët ndodhen aktualisht për trajtim mjekësor në Spitalin e Korçës.

Korçë/Informacion paraprak

Në datën 23.06.2020, rreth orës 21:20, në lagjen nr. 2,  gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të jenë dëmtuar me mjet prerës shtetasi M. R., rreth 18 vjeç; R. D., rreth 21 vjeç dhe një shtetas tjetër rreth 25 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular