BallinaAktualitetAlma Lame: Thaçi hyri në shkëmbimin e territoreve nga frika e Gjykatës...

Alma Lame: Thaçi hyri në shkëmbimin e territoreve nga frika e Gjykatës Speciale, të ndjekë shembullin e Haradinaj

Alma Lama, ish-ambasadore e Kosovës në Romë, i kërkoi z. Thaçi dhe Veseli nga studio e emisionit ‘Çim Peka Live’, që të largohen nga politika dhe të bëjnë luftën e tyre para drejtësisë për të hequr njollën e akuzave që u vijnë nga Haga.

‘Kosova është e dëmtuar nga këto akuza. Këto nuk merren si akuza ndaj një individi por si akuza ndaj UÇK.

Unë besoj që presidenti i Kosovës është akuzuar dhe jo pa të drejtë sepse ai ka shfaqur interes në korrigjimin e kufijve, ka pasur marrëveshje të fshehta me Presidentin e Serbisë dhe për këtë mendoj që është e rëndësishme që Presidenti Thaçi duhet të largohet nga dialogu. Është i pastër apo jo këtë duhet ta vërtetojë koha.

Unë besoj që Kosova do i kthehet një normaliteti demokratik që po vuan prej kohësh.

Politika nuk mund të jetë peng i dy apo tri vetëve. Duhet të ketë ndrysim elitash politike. Kosova nuk mund të jetë peng i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit dhe me radhë.

Hashim Thaçi ka hyrë me shumë zell në shkëmbimin e territoreve, vetëm nga frika e Gjykatës Speciale.

Ai duhet ta mërr shembullin e Haradinaj që iu nënshtrua drejtësisë dhe u kthye në politikën e Kosovës.’

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular