BallinaKronikeFilmoi marrëdhënien intime me shoqen e klasës, ua tregoi shokëve, dënohet shqiptari

Filmoi marrëdhënien intime me shoqen e klasës, ua tregoi shokëve, dënohet shqiptari

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Zvicër, ku protagonist është bërë një i ri shqiptar nga Kosova.

Gazeta “Aargauer Zeitung” raporton se i riu shqiptar i quajtur Bajram, kishte kryer marrëdhënie me shoqen e tij 15-vjeçarje në tualetin e shkollës ku studionin dhe kishte filmuar aktin intim,

Më pas, ai ia tregoi videon shokut të tij, duke bërë që vajza e quajtur Franziska ta denoncojë pasi e mori vesh këtë gjë.

18-vjeçari është dënuar me gjobë për veprën penale “pornografi me të mitur”.

Ngjarja ka ndodhur në qarkun Aarau, ndërsa Bajrami u gjobit për arsye se deklaroi para gjykatës se e kishin kryer marrëdhënien intime me konsensus.

18-vjeçari shqiptar do të duhet të paguajë dy gjoba, njëra 3000 dhe tjetra 500 franga zvicerane. Gjobën e parë ai do ta paguajë me këste.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular