BallinaKronikeVIDEO/“10 mijë euro, ose të vramë”, pranga bashkëpunëtorit të gjobëvënies së biznesmenit...

VIDEO/“10 mijë euro, ose të vramë”, pranga bashkëpunëtorit të gjobëvënies së biznesmenit në Bulqizë

Një 27-vjeçar me emrin Alban Tançi u arrestua në Bulqizë, i cili akuzohet se është bashkëpunëtor i gjobëvëniës së një biznesmeni në Bulqizë.

Ngjarja ndodhi më datë 19 qershor 2020, në Bulqizë, ku pre e kërcënimeve ra biznesmeni Gëzim Balla.

Ne kuadër të operacionit të koduar “Vajkal”, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga Alban Tançi, 27 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, në qershor 2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

I riu më datë 16.06.2019, në vendin e quajtur “Unaza e Re” Bulqizë, në bashkëpunim me vëllanë e tij M. T., i cili është arrestuar pas ngjarjes, ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, në drejtim të shtetasit B. D. i cili mbeti i plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se është bashkautor i ngjarjes së ndodhur më datë 19.06.2020, në qytetin e Bulqizës, ku në bashkëpunim me shtetasin F. Sh., kanë kërcënuar për gjobëvënie një biznesmen, si dhe kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në momentin që kanë konstatuar se po ndiqeshin nga Policia.
Operacioni vijon për kapjen e shtetasit F. Sh., për gjobëvënie dhe armëmbajtje pa leje. Materialet hetimore shtesë do t’i kalojnë Prokurorisë Dibër, për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë” , e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular