BallinaKronikeVIDEO/ Pamje të rënda nga aksidenti, i riu i plagosur i shtrirë...

VIDEO/ Pamje të rënda nga aksidenti, i riu i plagosur i shtrirë në rrugë

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e sotme në aksin rrugor Krahës-Fier, ku një furgon u përplas me një automjet tip ‘Passat’ ku për pasojë mbetën të lënduar tre persona.

Ky është moment kur një nga pasagjerët e mjetit ‘Passat’ nxirret nga automjeti.

Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga Panorama.al,  aksidenti ka qenë i rëndë dhe të riut të lënduar i është dhënë ndihma e parë në vendngjarje.

Në këtë aksident mbetën të lënduar drejtuesi i furgonit Tomorr. H nga Shkodra si edhe të rinjtë Xhentil Çupi dhe Gersian Kola që udhëtonin me mjetin tip ‘Passat’.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular