BallinaKronikeVrasja e dyfishtë në Laç, një prej autorëve djali i një polici,...

Vrasja e dyfishtë në Laç, një prej autorëve djali i një polici, po negociohet për dorëzimin

Klaudio Përkola, 21-vjeçari i shpallur në kërkim lidhur me vrasjen e Bujar Likës dhe biznesmenit Paulin Gjergji, rezulton të jetë djali i një efektivi policie në komisariatin e Kurbinit.

Përkola, që tashmë po kërkohet nga policia, është djali i efektivit të policisë Gjovalin Përkola, i cili rezulton të jetë pjesë e organikës së komisariatit të Laçit.

21-vjeçari, prej tre ditësh është shpallur në kërkim me urdhër të prokurorisë, ndërkohë mësohet se babai i tij Gjovalini, po negocion me drejtuesit e policisë për të realizuar dorëzimin e djalit të tij. Ndaj të atit të djalit, që është në kërkim ka nisur procedura për pezullimin nga detyra.

Automjeti tip “Golf 5” i zi që u përdor nga atentatorët për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në Laç rezulton të jetë në pronësi të Shpëtim Bodurit nga Tirana.

Fill pas sekuestrimit të automjetit nga ana e policisë i riu është marrë në pyetje nga uniformat blu ku ka pranuar se ditën e vrasjes ja kishte dhënë mikut të tij Eduart Lamaj, por pa ditur qëllimin.

Për kryerjen e atentatit “Golf 5” i janë hequr targat për t’i vendosur sërish pas vrasjes ndërsa ditën e djeshme u sekuestrua nga policia.

Pas arrestimit të autorit të vrasjes së dy biznesmenëve në Laç, policia ka zbërthyer grupin duke shpallur në kërkim 3 bashkëpunëtorët.

Eduart Lamaj është rimarrë në pyetje nga hetuesit, ndërsa është shprehur se kishte konflikt me pronarin për çështje borxhi për drogën në Itali dhe jo me dy viktimat.

Përveç Lamajt, në kërkim janë edhe tre bashkëpunëtorët e tij në atentat, Ilir Xhepaj (Likaj), Elson Aliaj apo (Oltion Vlashi) dhe Klaudio Perkola.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular