BallinaKronikeEMRI/ Shantazh me publikimin e fotove dhe videove në rrjetet sociale, arrestohet...

EMRI/ Shantazh me publikimin e fotove dhe videove në rrjetet sociale, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

spot_img
spot_img

Policia ka kapur dhe ndaluar një 33-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar për dhunë në familje dhe një 40-vjeçar që pasi ka kanosur, me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë, duke i marrë shumën 57.500 lekë, shtetasit G. B., për mospublikimin e disa fotove e videove në rrjetet sociale.

40-vjeçari u identifikua si Mentor Dunga, nga Kamza. Nëpërmjet Facebook-ut i arrestuari i ka kërkuar duke e kërcënuar një qytetari nga Kamza 300 mijë lekë të vjetra dhe ky i fundit ia ka dhënë. Pas disa ditësh i ka kërkuar edhe 600 mijë të tjera por personi ka shkuar në polici e ka denoncuar. Pas ndërhyrjes së policisë ai eshte venë në pranga.

NJOFTIMI I PLOTË
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë bërë ndalimin e shtetasit A. B., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërkohë, nga Seksioni për Krimet ndaj Pronës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas një pune të mirorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur, me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë, duke i marrë shumën 57.500 lekë, shtetasit G. B., për mospublikimin e disa fotove e videove në rrjetet sociale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular