BallinaKryesorePD dhe Lulzim Basha gati për fitoren e madhe, Partia Konservatore Britanike...

PD dhe Lulzim Basha gati për fitoren e madhe, Partia Konservatore Britanike kontribut për procesin historik

Nga Naim Hasani

Te dashur Miq,

Partia Demokratike fillon sot procesin me transparent dhe historik te perzgjedhjes se kandidatëve per deputetë ne historinë e pluralizmit shqiptar.

Tani asnje nuk duhet te kete asnje pike dyshimi se Partia Demokratike dhe lideri i saj teresisht Europian z. Lulzim Basha po behen gati fuqimisht per zgjedhjet parlamemtare dhe vendore te lira dhe demokratike qe do te sjedhin largimin nga pushteti te fatkeqesise kombetare te quajtur “Rilindje”, per nje Shqipëri qe do te qendroje kokëlart mes kombeve të qytetëruara.

Në këte model te ri te perzgjedhjes se kandidatëve per deputetë, Partia Demokratike do ti ofroje elektoratit shqiptar, bijtë e bijat e sajë më te mirë me perfaqesim dinjitoz dhe atdhetar, ne nje parlament qe eshte tempulli i demokracise dhe zhvillimit per tu ndare njehere e pergjithmone nga “Rilindja”, nga nje rregjim e parlament qe ne themel ka sektin me te rrezikshem kriminal, nje eksperiment teresisht dhe tragjikisht i deshtuar.

Padyshim ne kete proces hapje dhe demokratizimi në Partinë Demokratike, merita kryesore eshte e z. Lulzim Basha, Kryeministri i Shqiperise demokratike.

Falenderoj po ashtu edhe Partine Konservatore Britanike per kontributin e vazdhueshem per kete proces historik qe krijon themelet më të forta per nje FITORE historike te forcave progresiste ne Shqipëri.

Zoti i bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët e ndershëm kudo qe ndodhen.

FITORE 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇬🇧🇬🇧🇬🇧

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular