BallinaAktualitetLajm i fundit/ Ndërrojnë jetë edhe dy pacientë me koronavirus tek Infektivi

Lajm i fundit/ Ndërrojnë jetë edhe dy pacientë me koronavirus tek Infektivi

Ndërrojnë jetë edhe dy pacientë me koronavirus te Spitali Infektiv.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila thekson se ka ndërruar jetë një 76-vjeçar nga Tirana, që kishte dhe sëmundje bashkëshoqëruese, si dhe një 54-vjeçar, që ka ndërruar jetë tek Urgjenca e Spitalit.

“Gjatë 24 orëve të fundit, për fat të keq dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, pavarësisht asistencës së madhe të mjekëve dhe trajtimit mjekësor.
Dy humbjet e jetës kanë qenë të papritura. Një 76 vjeçar nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pasi ishte përmirësuar pas 15 ditësh trajtim, ka pësuar tromboemboli pulmorare. Dhe një 54 vjeçar në gjendje të rëndë, me insuficencë renale, ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, thuhet në njoftimin e MSH.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular