BallinaAktualitetArrestohen nënë e bir në Itali me kokainë dhe mijëra euro

Arrestohen nënë e bir në Itali me kokainë dhe mijëra euro

Karabinierët e stacionit të Gualdo Tadino, të ndihmuar nga ata të Gubbio, arrestuan tre shqiptarë: një djalë 24-vjeçar bashkë me mamanë e tij, të dy banorë të Gualdo Tadino dhe një djalë tjetër shqiptar 31-vjeçar

21-vjeçari ishte ndaluar edhe disa ditë më parë për një kontroll ndërsa ishte  i shoqëruar nga patrioti i tij,  i përfshirë në tregtinë e drogës.

Intuita e karabinierëve e udhëhequr nga toger Giustino dhe marshall Mattei qe e drejtë. Ata iu sekuestruan dy kilogramë kokainë dhe paratë të thata, 68 mijë euro.

Paratë dhe kokaina u sekuestruan dhe që të tre, përfshirë edhe mamanë e të riut, u dërguan në burgun e Capanne, të arrestuar me akuzën e trafikut të drogës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular