BallinaKryesoreÇfarë fshihet pas vendimit kundër Sajmirit?/Nga Red Varaku

Çfarë fshihet pas vendimit kundër Sajmirit?/Nga Red Varaku

Nga Red Varaku

Pas largimit të Dvoranit, vendimi kundër Sajmir Tahirit, është një provë tjetër që ndërkombëtarët ia kanë hequr nga thonjtë e pisët kryeministrit reformën në drejtësi. Ajo ka filluar të funksionojë, në kuptimin e ndëshkimit të të gjithë atyre që deri tani kanë pasur mburojë politike të padepërtueshme nga kryeministri Rama.

Ky i fundit, i shantazhuar nga deklarata e Tahirit se mund të fliste nëse dënohej, ishte betuar që jo vetëm do ta mbronte atë nga arrestimi deri në fund të gjykimit në këmbim të heshtjes së tij, por do t’i jepte edhe pafajësinë në mënyrë që ky të kishte mundësinë t’i rikthehej politikës.

Por, vendimi i befasishëm për rikthimin e gjykimit të tij në shkallën e parë, ka rikthyer në skenë të gjitha paranojat dhe skenarët e mundshëm që mund të prodhojë ky gjykim, ku ndër më të përfolurit është dalja e provave të reja për përfshirjen e vetë kryeministrit në projektin e kanabizmit të vendit, gjë që do të ishte fatale për këtë kryeministër.

Në këtë kuptim, ky vendim i ka trazuar fort ujërat në dukje të qeta të kënetës socialiste, sepse të gjithë e kanë të qartë që ky vendim nuk erdhi ashtu kot rastësisht. Ndërkohë dihet se ata që qëndrojnë pas vendimeve të tilla janë të pamëshirshëm dhe nuk të falin.

Aq më tepër kur kjo vjen menjëherë pas vendimit të Gjykatës Speciale për presidentin Thaçi. Thaçi ishte viktimë e Gjykatës, të cilën e kishte votuar dhe mbështetur po vetë dhe pse jo i tillë mund të jetë dhe Rama. A nuk do të ishte kjo një provë që kontrollin e drejtësisë nuk e kanë në dorë ata që e votuan dhe mbështetën?

Një analogji kjo jo aq e pabesueshme, kur mendon se në ç’lojëra të rrezikshme dhe me ç’aktorë të rrezikshëm ishin përfshirë dy liderët e vegjël shqiptarë. Gjithsesi, le të mos nxitojmë për të dalë në të tilla përfundime edhe pse ka të dhëna të forta, që në të dy rastet të dy gjykatat po “përdoren” si mjete për të ndëshkuar dy liderët shqiptarë për aventurat me ndarje kufinjsh ku ishin përfshirë, të cilat mund të prodhonin destabilizim të të gjithë rajonit.

Por, duke iu referuar produktit, ky vendim duket që nuk është një vendim i rëndomtë, por është një vendim i marrë qëllimisht. Kjo sepse nëpërmjet tij, çështja rrezikon të kthehet në eksplozivin, që do të hedhë në erë paqen e deritanishme të përbindëshave të kënetës rilindase, lufta e re për mbijetesë ndërmjet të cilëve do të prodhojë shumë viktima jo vetëm politike .

Pra, është e qartë që vendimi për Sajmirin është një kërcënim i pastër për Edi Ramën. Ky vendim duket se është thjesht shkëndija, e cila më pas do të ndezë zjarrin, që do ta djegë të gjallë sharlatanin e korruptuar, që kemi për kryeministër.

Këtë shkëndijë e pamë të gjithë të ndezur fort edhe në sytë e Sajmirit. Gjithsesi, deri tani ajo mbetet thjesht një shkëndijë, sepse nuk kemi parë gjë akoma në krahasim me atë që mund të vijë më pas.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular