BallinaTe tjeraLETRA e emigrantit nga SHBA/Refleksion për takimin tim me Lulzim Bashën

LETRA e emigrantit nga SHBA/Refleksion për takimin tim me Lulzim Bashën

NGA LULEZIM KITA
CHICAGO ILINOIS USA

Si çdo shqiptar në emigrim edhe unë më tepër ndjek lajmet nga atdheu sesa nga vendi ku jemi natyralizuar.
Këto ndjenja, shkruar në një rresht, mbase nuk i kuptni ju që e keni ndërtuar jetën në vendlindje, por e dinë se janë absolutisht të vërteta emigrantët si unë. Mendja, ëndërrat, përjetimet, dashuritë, dhimbjet tona kanë mbetur apo ecin rrugicave të fshatrave e qyteteve shqiptare. Ne më së pari se të blinim shtëpinë e familjes në atdheun e ri, gëzonim për zhvillimet pozitive të Shqipërisë.
Kam mbi dy dekada që jam zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Çikago. Toka e premtuar nuk ishte parajsê, por shpresën e mbartëte dhe përcillte në çdo frymëmarrje të tijën. Këtu m’u rritën vajzat, këtu më vdiq nëna, këtu e përmbusha veten.
Pavarësisht këtyre, nuk mjaftoka që të ndihem në parajsë. Gjaku është si ajo kërthiza që të ka lidhur me barkun e nënës dhe krijon atë dashuri të shenjtë e pakushte mëmë-bir.
Paranteza ishte kjo…
Në dijeni të vazhdueshme me ecurinë e vendit tim, kam ndjekur me gëzim dhe shqetësim ngjarjet që ka prodhuar e prodhon politika e Tiranës. Para pak vitesh u lumturuam kur Shqipëria u antarësua në aleancën Atlantike. Qenia në NATO ka bërë krenar çdo shqiptar, por më tepër nga të gjithë, neve, shqiptarët e Amerikës.Ai aderim që lartësonte kombin tonë, na ngjiste dhe neve në parajsën e përfyturuar. Krijimi i shtetit të Kosovës ka qenë mbi çdo festë tonën.
Lëvizja e lirë në vendet e Evropës ishte një tjetër festë në familjet tona. Shqiptarët, tashmë nuk do të dergjeshin më dyerve të ambasadave dhe do të ishin dinjitozë nëpër rrugët e Berlinit, Romës, Athinës etj.
Të rinjtë e sotëm nuk e kuptojnë ngazëllimin tonë për një event të tillë dhe s’ka sesi, por ne 50 vjeçarët e sotëm e ndjejmë në shpirt dhe prekshëm atë zhvillim.
E më tej, zhvillimet galopante në infrastrukurë, paga, turizëm mirëqënie.
Deri në vitin 2013 lodruam dhe ne brenda suksesit shqiptar.
Rrotacionet e pushtetit janë normale në vendet demokratike dhe unë e kam pritur qetësisht verdiktin e votës së bashkëkombasve. Shqiptarët vendosën që vullnetin e tyre t’ja linin socialistëve.
I vetëformuar si i djathtë do doja që në drejtimin e vendit të mbeteshin forcat progresiste, por mendoja se transheja e zhvillimit ishte e shtruar dhe socialistët do të ecnin në drejtimin e përcaktuar.
Koha 7 vjeçare e qeverisjes së tyre, solli zhgënjime pa fund. U stopuan njohjet e Kosovës, ngeci ekonomia, varfëria fitoj terren, besueshmëria në planin e jashtëm u baltos, vendi u etiketua si narkoshtet, braktisja e vendit nga të rinjtë, korrupsioni u bë normë dhe u vu në diskutim lëvizja e lirë.
Dhimbje për ata që janë banorë të vendit amë, më shumë dhimbje e stres për ne që kemi dhe një tjetër pasaportë.
Para një viti isha në Shqipëri dhe u ndesha me atë realitet brengues. Takova miq e shokë, të majtë e të djathtë, refreni i tyre; duhet të ikim, ky vend nuk bëhet. Ky pohim të binte si shpullë mbi fytyrë.
Rasti e solli të takoja dhe kreun e opozitës, Z. Lulzim Basha. Një mbasdite korriku(vitin e kaluar) isha në shoqëri me një shokun tim, me detyrë funksionale në selinë qendrore të demokratëve, më thotë : nesër do të jem në Gramsh dhe disa qytete me Kryetarin Basha.
Doja të shkoja se i lirë isha, por edhe për të vizituar brenda ditës disa zona, por ndruhesha t’i thoja. Ai, sikur më lexoj mendimet, pse nuk vjen me mua ?
Mëngjesi i ditës tjetër më gjeti në Gramsh. Mijëra njerëz ishin grumbulluar aq herët. Basha mbërriti dhe takoj qindra prej tyre, midis dhe mua. I thashë që jetoj në USA dhe ndali më gjatë duke më pyetur për disa aspekte ditësore të jetës sonë.
Një takim i mrekullueshëm, fshatarë që pyesnin për programin e fshatit, të rinj që intersoheshin për politikat rinore, qytetarë që donin të dinin për pagat e administratës, pensionistët me shqetësimet e tyre për politikat e shëndetit dhe kujdesit.
I qartë dhe vizionar Basha në argumentimin e çdo fakti dhe referimi.
E ndoqa me zell dhe në tre takime të tjera të asaj dite nëpër zona të ndryshme.
E nisa turin e asaj dite për kureshti gjeografike dhe po e përfundoja me gëzimin e një minifushate politike, ekonomike, shoqërore, por mbi të gjitha si një debat publik perëndimor.
Tani është rasti që bashkëatdhetarët e mi të reflektojnë dhe të nxjerrin mësime nga keqqeverisja e rilindjes.
Alternativa e tyre është diferencuese dhe vizionare, ata duhet të kapërcejnë steriotipet e dogmave socialistë apo demokrat. Jeta dhe mirëqenia e familjes së tyre duhet të jetë lajtmotivi i votës që po troket.
Lulzim Basha nuk është thjesht një zgjedhje, por një shpresë sepse një njeri që mendon dhe vepron si perëndimor, sigurisht që standarte të tilla kërkon e ndërton.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular