BallinaBota“Merreni seriozisht, pandemia nuk ka mbaruar”- Paralajmëron Merkel: Të gjithë kanë fatin...

“Merreni seriozisht, pandemia nuk ka mbaruar”- Paralajmëron Merkel: Të gjithë kanë fatin e të gjithëve në duart e tyre

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar njerëzit të mos injorojnë rreziqet e paraqitura nga koronavirus, duke thënë se pandemia nuk ka mbaruar  dhe se situata mbetet serioze.

Rreziku i paraqitur nga koronavirusi është mbete serioz. Është e thjeshtë për t’u harruar për shkak se Gjermania e ka përballuar mirë, por kjo nuk do të thotë që rreziku është shmangur“, tha Merkel, ndërsa foli edhe për shtimin e rasteve të reja në vend.

Merreni seriozisht, sepse situata është serioze. Vetëm politikanët nuk do të jenë në gjendje t’i japin fund përhapjes së virusit, të gjithë duhet të veprojmë me përgjegjësi. Duhet ta shohim atë si detyrimin tonë të përbashkët dhe të kuptojmë se duke ndjekur rregullat dhe të kuptojmë se duke ndjekur rregullat për distancimin fizik, mbajtjen e maskave dhe higjienën e duarve, secili prej nesh kontribuon në fatin tonë të përbashkët. Të gjithë kanë fatin e të gjithëve në duart e tyre“, përfundoi ajo në mesazhin e përjavshëm të shtunave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular