BallinaIntervista"Si do zgjidhen kandidatët për deputetë dhe kryebashkiakë", Bardhi: Kryesia bën balancimin...

“Si do zgjidhen kandidatët për deputetë dhe kryebashkiakë”, Bardhi: Kryesia bën balancimin e kuotave, Basha është në kontakt me..

Nisja e procedurës për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkie është vetëm hapi i parë i nisjes së fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme.gaz bardhi

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, numri dy i PD-së, Gazment Bardhi, shpjegoi se përse procesi i nisur nga PD-ja për përzgjedhjen e emrave për kandidat për deputet dhe kryetar Bashkie është një risi për politikën shqiptare. Bardhi tregoi edhe për procesin e hapjes së Partisë dhe kontaktet e kryedemokratit Basha me ish-funksionarët e lartë të PD-së.

Kryesia miratoi udhëzimin përmes të cilit do të zgjidhen kandidatët e pushtetit lokal dhe atij vendor. Çfarë synon të arrijë përmes këtij udhëzimi PD-ja, pasi procese të ngjashme ka pasur edhe më herët por jo plotësisht të suksesshme?

Në fakt, sipas rregullave të reja statutore, është hera e parë që ne ndjekim një proces të kësaj natyre, që fillon me propozime nga anëtarët për kandidat për kryetar bashkie dhe për deputet dhe përfundon prej tyre konfirmimi i kandidaturave. Deri përpara vitit 2018 ishte marrë propozimi nga anëtarët, por jo konfirmimi për kandidaturat. Në këtë proces janë futur edhe dy hallka që nuk kanë ekzistuar deri më sot. I pari, seleksionimi nga një komision profesional i vlerësimit të kandidatëve që do të vlerësojë përmbushjen e kritereve formale nga ana e kandidatëve të propozuar; dhe, së dyti, e drejta e çdo anëtari që përmes skemës një anëtar-një votë të konfirmojë kandidaturat e PD-së për pushtetin vendor apo atë lokal.Selia-e-PD-770x434

Ka një pritshmëri për prurjet e reja. Tani është e njohur një ftesë që kryedemokrati i ka bërë një prej ish-funksionarëve të PD-së, z. Ruli. A do të ketë të tjerë?

Pa diskutim që Z. Basha është në kontakt të vazhdueshëm me ish-drejtues të lartë të PD-së dhe ish-drejtues të lartë që vijojnë të japin kontributin e tyre në PD. Dhe sigurisht që mund të marrin detyra apo funksione të rëndësishme brenda partisë, siç janë edhe komisionet që pritet të zgjidhen brenda datës 25 korrik. Deri më sot nuk ka asnjë vendimmarrje për asnjë emër, sepse kjo është një e drejtë ekskluzive e kryesisë së Partisë për të vendosur përbërjen e komisionit të vlerësimit të kandidatëve, sikundër edhe komisionit zgjedhor që do të merret me procesin e organizimit të procesit të konfirmimit të kandidatëve nga anëtarët e Partisë.

Në udhëzimin e PD-së ka një pikë që i jep të drejtë kryesisë që të zgjedhë 20 % të listës së kandidatëve. Çfarë synohet konkretisht nga kjo fashë, dhe a mund të ishte më e lartë për të pasur më shumë prurje të reja?kryesia-e-pd_1

Së pari, ky ka qenë një nga sugjerimet nga partnerët ndërkombëtarë që na ndihmuan në përcaktimin e këtij seti rregullash. Sugjerimi i tyre është që në këtë proces ne duhet të shkonim me dy lista, por bazuar edhe në sistemin tonë elektoral, por edhe për faktin se është hera e parë që aplikojmë një sistem të tillë brenda Partisë, u sugjerua që të ketë një ndarje mes kandidaturave të konfirmuara nga kryesia dhe një numri të reduktuar kandidatësh që do t’i lihet kryesisë së Partisë si prurje, nëse pritshmërisë nuk përmbushen. Brenda këtij 20 për qindëshi do të futet rregullimi i kuotës gjinore, rregullimi i kuotës statutore për përfaqësimin e të rinjve. Përfaqësimi i shtresave që përbëjnë shtyllën kurrizore të PD-së, që janë të përndjekurit politik, pronarët apo sipërmarrësit, sigurisht edhe kategori të tjera të domosdoshme. Kjo është se përse është bërë një ndarje e tillë që 80 % duhet të merren nga anëtarësia e Partisë dhe 20 % të përzgjidhet nga kryesia. Propozimi që kryetari i Partisë bëri në kryesi kishte një marzhë më të ulët për këtë ndarje: 90 % ia linte përzgjedhjen anëtarësisë dhe 10 për qind kryesisë. Por duke pasur parasysh kuotën gjinore dhe kuotën statusore, mund të na rezultonte që kjo përqindje e vogël nuk do t’i jepte mundësinë kryesisë që të ruante balancën. Ndaj, në vendimin final zgjodhëm ndarjen që 80 % e listës të bëhen nga anëtarësia dhe 20 % nga kryesia. Por nëse kuotat përmbushen nga propozimet e anëtarësisë, atëherë nuk ka nevojë të zbatohet patjetër edhe 20 për qindëshi i kryesisë.kryesia e pd mbledhje (1)

Paralelisht, në procesin e përzgjedhjes së kandidaturave do të zgjidhen kandidatët për deputetë dhe për pushtetin lokal. A keni ju pritshmëri se do të keni në të njëjtën ditë zgjedhje lokale dhe qendrore?

Ju e dini qëndrimin tonë dhe jo vetëm qëndrimin tonë, por edhe të misionit të ODHIRit, si dhe një nga 15 kushtet e BE-së, që kanë të bëjnë me ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit të 2019-ës. Pritshmëria jonë është që Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë të zbatojë Kushtetutën e Shqipërisë dhe, në rast zbatimi të kushtetutës, qeverisja vendore do të duhet të kthehet në shinat e kushtetutshmërisë dhe do të duhet të kemi zgjedhje lokale legjitime. Aktualisht mandatet e fituara janë të fituara pa zgjedhje, në kundërshtim me Kushtetutën dhe, si një proces i tillë, kemi besimin se Gjykata Kushtetuese do të urdhërojë ripërsëritjen e zgjedhjeve lokale.

Partia Demokratike ka mbështetur në 7 vite opozitë disa kauza të grupeve të interesit. Përfaqësues të këtyre grupeve të interesit a mund të jenë pjesë e listës së PD-së?

Sigurisht që përfaqësues të shoqërisë civile janë bërë pjesë e listave të kandidatëve për deputet apo edhe në qeverisjen lokale. Edhe në këtë rast do të jetë e njëjta skemë. Kjo është edhe arsyeja se përse është lënë 20 % e listës të zgjidhet nga kryesia e Partisë.

Kur pritet që të publikohet lista e kandidatëve?

Ne do të përfundojmë procesin tonë të brendshëm brenda datës 30 shtator dhe më pas vendimmarrja e kryesisë së Partisë dhe vendimmarrja e këshillit kombëtar do të bëhet në varësi të datës së zgjedhjeve.

Z. Bardhi, nisur nga procesi që ka nisur PD-ja, kjo do të thotë që nuk do të kemi më aleatë në listën e PD-së, siç ka ndodhur në dy zgjedhjet paraardhëse?

Kjo është një çështje që do të diskutohet në momentin e firmosjes së marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor mes Partisë Demokratike dhe aleatëve, dhe nuk ka të bëjë me procesin e brendshëm që ndjek PD-ja. Unë kam dëgjuar disa prej aleatëve tanë që kanë shprehur vullnetin për të kandiduar në vete me listat e tyre. Megjithatë, ky proces nuk ka të bëjë me formulën që ne do të ndjekim me partitë tona aleate. Është një proces i brendshëm. Një proces për zgjedhjen e kandidatëve tanë dhe nuk është i lidhur me marrëdhënien që PD-ja ka me aleatët.

Kë ka kontaktuar PD-ja në frymën e bashkimit nga ata të cilët janë larguar?

Partia është e bashkuar. Fakti që disa individë nuk kanë mandat përfaqësimi nuk nënkupton përçarje të Partisë. Sigurisht që lidershipi i Partisë Demokratike është në kontakt me cilindo që ka dhënë kontribut dhe që vazhdon të jetë i vendosur për të dhënë kontribut jo vetëm për partinë, por edhe për demokratët që i ka mbështetur dhe që dëshirojnë të kenë mbështetjen e tyre, janë kontaktuar dhe vijojnë të kontaktohen nga lidershipi. Por fakti që një individ i caktuar humb një privilegj të fituar nga demokratët në një moment të caktuar nuk nënkupton përçarje të Partisë. Nënkupton humbje të privilegjit. Detyrimi i çdo demokrati është që, pavarësisht nëse ka një privilegj, të vijojë të mbështesë PD-në.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular