BallinaKronikeVIDEO/Vrasja në Laç, ja çfarë ndodhi brenda lokalit ku mbetën të vdekur...

VIDEO/Vrasja në Laç, ja çfarë ndodhi brenda lokalit ku mbetën të vdekur dy biznesmenët dhe u plagos…

Eduart Lamaj qe mbeti i plagosur gjatë atentatit të dyfishtë ku u vranë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji do të vazhdojë të mbahet në spitalin ushtarak pas vendimit të gjykatës së Kurbinit qe ja komunikoi masën në spital.

Eduart Lamaj, vec rrëfimit që tregon se si veshi një mushama të zezë me mbishkrimin policia ka kundër vetes edhe një sërë kamerash që tregojnë sekondë pas sekonde veprimet e katër të rinjve që hyjnë në parkim.

atentati lac

Ky është Eduart Lamaj veshur me tuta dhe me mushamanë e përgatitur prej tij duke hyrë me shpejtësi në biznesin ku qëndronin Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. Siç ai rrëfen sapo hyri në lokal siç edhe shfaqet në këtë kamera, tre shokët e tij me të Oltion Vlashi, Klaudio Pepkola dhe Ilir Lika qëndruan jashtë. Por pasi Eduart Lamaj hap zjarr sic shfaqet në këtë kamera sigurie, ai shtrihet për tokë pasi mbetet i plagosur.

Por ndërkohë në spital mbahet edhe një tjetër i plagosur gjithashtu nën masë sigurie arrest me burg për të njëjtat rrethana që Eduart Lamaj i pranon se është ai autor i krimit të dyfishtë.

Megjithë gabimin gjatë hetimit, prokuroria nuk është tërhequr ende nga qëndrimi i saj ndaj Klaudio Tushës, i cili për fatin e tij të keq shkoi në spital i plagosur nga një ngjarje tjetër. Por versioni i tij nuk u dëgjua deri ditën kur autori i vërtetë u arrestua pas operacionit të fshehtë në një klinikë private./ TCH

1

2

4

5

3

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Subscribe

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular