BallinaKronikeVrasja e dy biznesmenëve në Laç, gjenden 2 pistoleta pranë klinikës ku...

Vrasja e dy biznesmenëve në Laç, gjenden 2 pistoleta pranë klinikës ku kurohej Eduart Lamaj

Dy pistoleta u gjetën në klinikën private në Tiranë ku kurohej Eduart Lamaj, autori i vrasjes së dyfishtë në Kurbin.

Armët u gjetën ditën e arrestimit të Eduart Lamajt në klinikën private ku ai po mjekohej. Dy pistoletat u dërguan në laborator për ekspertizë.

Nga informacionet paraprake nuk dihet ende nëse ato janë përdorur në vrasjen e dyfishtë.

Gjykata e Kurbinit vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Eduart Lamaj, autorin e vrasjes së Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës më 30 maj.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë është zhvilluar në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr mjekim pasi mbeti i plagosur gjatë shkëmbit te zjarrit mbrëmjen e 30-majit në Kurbin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular