BallinaAktualitetCOVID 19/Tre të vdekur brenda një dite te Infektivi, shkon në 56...

COVID 19/Tre të vdekur brenda një dite te Infektivi, shkon në 56 numri i viktimave në Shqipëri

Një pacient 70 -vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive nuk e ka fituar dot betejën me COVID19, megjithë asistencën e madhe mjekësore. 70-vjeçari i konfirmuar me COVID19, vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID19.

Nga fillimi i epidemisë, 56 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me sëmundjen.

Po sot, gjatë paradites humbën jetën edhe dy të prekur të tjerë me COVID 19, një 70- vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana. Dy viktimat, kishin edhe sëmundje bashkëshoqëruese sipas Doktoreshë Rovena Daja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular