BallinaRajoniThaçi ndërron mendje/E shtyn për nesër konferencën e paralajmëruar

Thaçi ndërron mendje/E shtyn për nesër konferencën e paralajmëruar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritej që sonte t’i drejtohej qytetarëve të Kosovës nga zyra e tij. Por një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Të paktën sot.

Nga Zyra e Presidentit njoftojne se konferenca për shtyp shtyhet për nesër në ora 20:00.

Thaçi pritet që të deklarohet lidhur me aktakuzën e ngritur nga Zyra e Prokurorit Special.

Kreu i shtetit ka qenë jashtë Kosovës dhe ka ndërprerë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, pasi Zyra e Prokurorit Special në Hagë ka paraqitur të mërkurën aktakuzë për krime lufte kundër tij, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular