BallinaAktualitetTik-taku i Reformës zgjedhore, ambasadorja Kim në zyrën e Ruçit

Tik-taku i Reformës zgjedhore, ambasadorja Kim në zyrën e Ruçit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shkuar në zyrën e Gramoz Ruçit, Kryetarit të Kuvendit, paraditen e sotme.

Zyrtarisht nuk është njoftuar cili është qëllimi i takimit në Kryesinë e Kuvendit, por ai po ndodh kur po afrohet dita për votimin e draftit të Reformës Zgjedhore në Kuvend. Palët në Këshillin Politik kanë rënë dakord për draftin, por pritet nëse ai do të miratohet nga Kuvendi.

Ambasadorja Kim ka qënë maksimalisht e angazhuar në përfundimin e Reformës Zgjedhore, duke i pritur palët edhe në takime të veçanta për të zgjidhur një ngërç që u krijua disa javë më parë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular