BallinaAktualitetFier, konfirmohen dy vatra të reja me COVID 19. Ja zonat....

Fier, konfirmohen dy vatra të reja me COVID 19. Ja zonat….

Ditën e sotme në Fier janë konfirmuar 2 raste të reja me Covid-19. Gazetari Ervis Kuçi referuar burimeve policore, bën me dije për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për dy vatra të reja.

1 rast është regjistruar në Seman, është një djalë i ri në moshë, i cili ka rezultuar pozitiv pas marrjes se tamponit. I riu ka shfaqur shenja të Covid 19, çka e ka detyruar të telefonojë në numrin 127, duke ju nënshtruar më pas ekzaminimeve që e kanë nxjerrë pozitiv.

Ndërsa 1 rast tjetër u regjistrua në qytetin e Patosit. E prekura është një grua e cila ende nuk e ka të qartë se ku është infektuar.

Edhe gruaja ka shfaqur simptoma të Covid, duke ju nënshtruar kryerjes së analizave përkatëse dhe marrjes së tamponit, nga i cili ka rezultuar pozitiv. Janë duke u marrë të gjitha kontaktet e dy rasteve në fjalë, ndërsa janë vendosur në karantinë personat e afërt të rasteve pozitiv.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular