BallinaKronikeGjashtë aksidente në pak orë, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur

Gjashtë aksidente në pak orë, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të regjistruara këtë të mërkurë. Vetëm në pak orë janë shënuar 6 aksidente, ku krahas viktimave mbetën të plagosur dhe 8 qytetarë të tjerë. Shkaqet kryesore janë parakalimet e gabuara dhe tejkalimi i shpejtësisë. 

Rritja e temperaturave dhe shtimi i fluksit të automjeteve drejt bregdetit ka sjellë rritjen e numrit të aksidenteve.

Në gjashtë ngjarje rrugore të mërkurën (1 korrik) mbetën të vdekur dy persona dhe tetë të plagosur.

Aksidentet kanë ndodhur në Vlorë, në Bulqizë, në Kavajë, në Vorë dhe në Lezhë. Ngjarja e parë u regjistrua në Vlorë, ku 74-vjeçari Qemal Lamani u përplas nga një makinë pasi kishte bërë pazarin.

Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, por nuk mundi t’u mbijetonte dot plagëve të marra.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Klaudjo Ibrahimin, 35 vjeç, ndërsa vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Aksidenti i dytë me vdekje u regjistrua në Kavajë, ku u përplas për vdekje një 47-vjeçare. Ngjarja është shkaktuar nga drejtuesi me inicialet S.B pranë mbikalimit në Harizaj.

Një përplasje e rëndë përfundoi me plagosjen e 3 personave në Bulqizë ndërkohë që në aksident u përfshinë 3 automjete, ndërsa dy prej tyre po udhëtonin drejt Dibrës ndërsa një tjetër drejt Bulqizës.

Dyshohet se ngjarja është shkaktuar nga parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve.

Një tjetër përplasje e rëndë është shënuar dhe zonën e Vorës, ku brenda pak minutash u regjistruan 2 aksidente të rënda, ku të plagosur mbetën 4 persona, mes tyre dhe një fëmijë 2 muajsh.

Ndërkohë, në autostradën Lezhë- Milot, fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale pa pasoja njerëzore.

Në aksident u përfshinë një kamionçinë e sipërmarrjes së gjelbërimit në bashkinë e Lezhës dhe një mjet tjetër tip ‘BMW’.

Si pasojë mbeti i plagosur shoferi i kamionçinës, që u dërgua në spital, por pa rrezik për jetën. Ndërkohë kamionçina e cila ishte e ngarkuar me pemë dekorative ka mbetur e përmbysur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular