BallinaAktualitetI prekur me Covid, Berat Buzhala: Nuk duhen lejuar dasmat në këtë...

I prekur me Covid, Berat Buzhala: Nuk duhen lejuar dasmat në këtë kohë

Gazetari i njohur kosovar, Berat Buzhala i cili është prekur nga Covid-19, thotë se është i tmerruar nga debati nëse duhen lejuar apo jo dasmat në situatën aktuale të pandemisë.

Buzhala shkruan se megjithatë nuk duhet të mbetemi tek rastet personale pasi kjo sipas tij ndan popujt e civilizuar nga ata primitivë, por thekson gjendjen e rënduar spitalore që po kalon vendi.

Vetë Buzhala tregon se shenjat dhe simptomat e Covid-19 nuk janë aspak ato të një gripi normal, që kalojnë njerëzit.

Reagimi i plotë i Berat Buzhalës:

Shqiptare te dashtun

Luften me COVID’in mundemi me e fitu ne dy menyra: Me shkence ose me budallak. Sipas menyres se pare rruga eshte me e gjate, me ma shume kthesa, por me ma pak dhimbje. Rruga e dyte, kjo e budallakut, eshte sipas konceptit te bagetive, krejt tube ne deteline, krejt tube te lumi me pi uje, e mandej gjysa plasin.

Fatkeqesisht une nuk po shoh koncept keto dite. Eshte absolutisht tmerruese kur edhe me tutje po flasim a me i hape dasmat a jo – pra me u dalldise – kur kapacitetet spitalore tashme po tejkalohen, kur stafi mjekesor cdo dite e me teper po veteizolohen per shkak qe po dalin pozitiv.

A eshte e mundur qe edhe ne kete situate dikush eshte ne mes lejimit te dasmave dhe ndalimit te tyne?

Popujt primitiv dallojne prej popujve te emancipuar saktesisht te aftesia per me u organizu kolektivisht, e jo me reagu vec ne tragjedi personale.

Une e kam tregu historine time personale, mirepo ajo cfare kam tregu eshte vec e imja. Nuk po me duket e moralshme shume me e vazhdu tregimin edhe nga QKUK, mirepo mundem me ju garantu qe jemi tuj shku ne rruge te gabueshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular