BallinaEkonomiPension në banesë, Posta Shqiptare, apel pensionistëve që të aplikojnë

Pension në banesë, Posta Shqiptare, apel pensionistëve që të aplikojnë

Posta Shqiptare, në kuadër të parandalimit të rradhëve të gjata apo ndonjë mundësie infektimi në këtë situatë të pazakontë, njofton se prej disa vitesh, ofron për të gjithë pensionistët shërbimin “Shpërndarja e pensionit në adresë”.

Drejtori i Departamentit të Zhvillimit dhe Standarteve  pranë Postës Shqiptare, z.Vangjush Andoni, në një prononcim për mediat, pasi bëri thirje publike ndaj të gjithë qytetarve që paraqiten në zyra postare, për të ruajtur distancën fizike dhe respektimin e masave, theksoi se alternativa e duhur me qëllim parandalimin e virusit është shërbimi “Shpërndarja e pensionit në adresë”.

Bashkëlidhur do të gjeni prononcimin per mediat të Drejtorit të  Departamentit të Zhvillimit dhe Standarteve  pranë Postës Shqiptare, z.Vangjush Andoni.

Në kuadër të masa vetë marra si pasojë e situatës së krijuar nga përhapja e Covid-19, është evidentuar në disa zyra postare krijimi i rradhëve dhe mos zbatim i protokollit të masave të sigurisë nga qytetarët. Posta Shqiptare ju bën thirrje të gjithë pensionistëve dhe qytetarëve që marrin shërbime postare-financiare në zyra postare, të respektojnë protokollin e masave sipas udhëzimit të miratuarn ga Ministria e Shëndetësisë, duke ruajtur distancimin fizik dhe duke mbajtur masat mbrojtëse.
Ndonëse nga ana e punonjësve të zyrave të Postës Shqiptare janë bërë të gjitha përpjekjet për ruajtjen e distancave dhe sigurisë gjatë ofrimit të shërbimit, është shumë i rëndësishëm edhe bashkëpunimi nga ana e qytetarëve.
Posta Shqiptare, në kuadër të parandalimit të rradhëve të gjata apo ndonjë mundësie infektimi në këtë situatë të pazakontë, njofton se prej disa vitesh, ofron për të gjithë pensionistët shërbimin “Shpërndarja e pensionit në adresë”.
Drejtori i Departamentit të Zhvillimit dhe Standarteve pranë PostësShqiptare, z.Vangjush Andoni, në një prononcim për mediat, pasi bëri thirje publike ndaj të gjithë qytetarve që paraqiten në zyra postare, për të ruajtur distancën fizike dhe respektimin e masave, theksoi se alternativa e duhur me qëllim parandalimin e virusit është shërbimi “Shpërndarja e pensionit në adresë”.
“Gjatë periudhës së pandemisë, Posta Shqiptare ofroi shpërndarjen e pensioneve në banesë për të gjithë pensionistët e Shqipërisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij virusi tek grupmosha më e rrezikuar, pensionistët. Ka qenë një sipërmarrje shumë e vështirë, të cilën Posta Shqiptare e kaloi me sukses” u shpreh z. Andoni.
Gjatë kësaj periudhe të pazakontë për të gjithë, Posta Shqiptare ka arritur të menaxhojë me sukses shpërndarjen e rreth 500 mijë pensioneve në muaj, në adresë të çdo pensionisti, në të gjithë Shqipërinë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular