BallinaKronikePlagosja në Elbasan, policia arreston pronarin e lokalit pasi tentoi të prishë...

Plagosja në Elbasan, policia arreston pronarin e lokalit pasi tentoi të prishë provat

Policia e Elbasanit ka arrestuar pronarin e lokalit ku mbrëmjen e djeshme mbeti i plagosur një person.

Në pranga ka rënë shtetasi R. L., 25 vjeç, banues në Elbasan.

Sipas policisë, i riu ka tentuar të prishë vendin e ngjarjes ku kishte ndodhur plagosja e L.I si dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme.

“Arrestimi i tij u bë pasi në lokalin në pronësi të tij, ku u plagos me mjete të forta shtetasi L. I., ka tentuar të prishë vendin e ngjarjes, duke i kundërshtuar me dhunë shërbimet e Policisë që po bënin sigurimin e vendit të ngjarjes”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Mbrëmjen e të martës (30 qershor) shtetasi L.H u godit me mjete të forta në ambjentet e jashtme të një lokali nga persona akoma të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen e ‘Kinezve’. Shtetasi në fjalë është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular