BallinaKryesore"Lidhja e Veliajt me mafian italiane"/Ina Zhupa: Tendera pa garë, fitues të...

“Lidhja e Veliajt me mafian italiane”/Ina Zhupa: Tendera pa garë, fitues të paracaktuar, 92% e tenderave në fondin limit

Tendera pa garë, fitues të paracaktuar, 92% e tenderave ne fondin limit, kështu ka funksionuar për keto 4 vjet “Eco Tirana” sh.a .

Ky është denoncimi i rradhës i zëdhënëses së PD, Ina Zhupa, e cila përmes një postimi në Facebook, publikon dokumente të reja lidhur me këtë aferë.

“Eco Tirana ka zhvilluar tendera me vlere 5 milardë lekë, për 52 kontrata publike që ka lidhur. 27 prej këtyre kontratave kanë qenë garë me vetëm 1 pjesëmarrës, duke dhënë rreth 3 milard lekë me fitues të paracaktuar. Ndërsa në 92% e të gjithë tenderave janë fituar në pragun e fondit limit”, shkruan ndër të tjera Zhupa.

Postimi i plotë:

Hetimi për lidhjen me mafian italiane të Veliajt dhe Eco Tiranës duhet të përfshi edhe tenderat e zhvilluar nga kjo kompani dhe pse nuk e ka kryer funksionin e diferencimit të mbetjeve në Tiranë .

Tendera pa garë, fitues të paracaktuar, 92% e tenderave ne fondin limit, kështu ka funksionuar për keto 4 vjet “Eco Tirana” sh.a .

Eco Tirana ka zhvilluar tendera me vlere 5 milardë lekë, për 52 kontrata publike që ka lidhur. 27 prej këtyre kontratave kanë qenë garë me vetëm 1 pjesëmarrës, duke dhënë rreth 3 milard lekë me fitues të paracaktuar. Ndërsa në 92% e të gjithë tenderave janë fituar në pragun e fondit limit.

Tenderat kanë pasur objekt kryesisht për blerjen e makinerive dhe koshave të rinj me qëllim kryerjen e diferencimit të mbetjeve por ky proçes nuk ka ndodhur kurrë. Pra këto miliona janë fonde publike konsiderohen të shpërdoruara, në mos qofshin edhe të vjedhura.

SPAK vazhdon të heshtë kur provat janë evidente, Veliaj vazhdon të qeveris Tiranën dhe mos japi llogari pavarësisht se ortakët e tij në “Eco Tirana” Sh.a janë në hetim penal për lidhjen dhe përdorimin e kompanive për pastrimin e parave të pista të mafias italiane. Kjo situate do marrë fund shume shpejt!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular