BallinaUncategorizedBasha tregon çfarë synon të bëjë me kundërshtarin politik pas rikthimit të...

Basha tregon çfarë synon të bëjë me kundërshtarin politik pas rikthimit të normalitetit

Si e përshkruan realitetin sot dhe pse nuk e quan Shqipërinë sot një vend normal. Basha tregon çfarë synon të bëjë me kundërshtarin politik pas rikthimit të normalitetit.

Edi Rama mund të zgjedhë cilindo sistem të dojë për arsyen e thjeshtë sepse ne sot nuk kemi bërë reformë zgjedhore. Ne kemi bërë një reformë minimale të administrimit zgjedhor që ishte minimumi i konsensusit që u arrit me 5 qershor.Duhet të ishte e plotë, por s’mund të bëhet e plotë për një arsye të thjeshtë se ne flasim këtu sikur jemi në normalitet. Ne jemi një vend pa gjykatë Kushtetuese, pa gjykatë të Lartë. Ne jemi një vend pa prokurori funksionale. Ne jemi një vend me drejtësi të kapur. Ne jemi një vend me 60 kryetarë bashkie të zgjedhur në mënyrë të paligjshme. Ne jemi një vend me një polici të bërë njësh me krimin. Ne jemi një vend ku shumica dërrmuese e investimeve bëhen me para të pista të drogës dhe bizneset e ndershme po zhvendosen. Ne jemi një vend, që raport pas raporti na rendit të fundit në Europë. Ne jemi në një gjendje anormaliteti total. Sapo të shërojmë këto plagë të hapura, kur të kemi përballë një kundërshtar normal, është synimi, objektivi dhe qëllimi im që me kundërshtarin politik të nisim një reformë tjetër kushtetuese për t’u dhënë shqiptarëve insituticionet e forta që burojnë nga vota dhe jo nga krimi dhe që kontrolloj ë njëra tjetrën, në mënyrë të besueshme, qe të gjitha pushtetet të mos jenë në një dorë. E pamë se ku na çoi Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular