BallinaBotaEksperti i qeverisë së SHBA paralajmëron një valë më të madhe koronavirusi

Eksperti i qeverisë së SHBA paralajmëron një valë më të madhe koronavirusi

Drejtuesi i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shprehur të enjten se në shumë shtete të vendit pritet rritje e numrit të infektuarve me  koronavirus.

Sipas Anthony Fauci-t një valë akoma më e madhe pritet që të vijë, nëse situata nuk nuk mbahet nën kontroll.

“Ajo që ne kemi parë në ditët e fundit është një rritje e rasteve që janë përtej rritjeve më të mëdha që ne kemi parë,” u shpreh Fauci për Radio 4 të BBC.

“Këto nuk janë lajme të mira. Ne duhet që ta vendosim nën kontroll ose rrezikojmë që të përballemi me një epidemi akoma më të madhe në SHBA,” shtoi Fauci.

Parashikimi i frikshëm i Fauci-t vjen në një kohë kur numri i rasteve ditore në SHBA arriti një rekord prej 50,000 personash të mërkurën, sipas Universitetit Johns Hopkins.  Po ashtu, në SHBA numërohen më shumë se 131,485 viktima Covid-19. /abcnews.al/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular