BallinaOP EDPartia Demokratike është partia e lirisë

Partia Demokratike është partia e lirisë

Nga Red Varaku

Ajo është partia më e rëndësishme në Shqipëri në kuptimin e kontributit të saj këto 30 vite dhe në kuptimin e vokacionit të saj perëndimor.

Ajo është një parti e madhe që nuk ka nevojë për askënd.Të gjithë duhet ta kenë të qartë, që kush vjen në PD nuk i bën nder PD, por është PD që i bën nder gjithkujt.

Janë qesharakë ata që e mendojnë veten të pazëvendëdueshëm, sepse të gjithë i njohim se çfarë kanë qenë para se të bëheshin pjesë e saj.

Fuqia e PD qëndron në zemrën e atyre burrave dhe grave që kanë dhënë gjithçka për PD dhe nuk kanë kërkuar kurrë asgjë në këmbim.

Në këtë kuptim, për sa kohë ka në zemrën e saj njerëz të tillë, PD nuk ka nevojë për ndihmën e askujt. Sigurisht, ajo ka qenë dhe mbetet një parti e hapur për të gjithë. Por, kurrsesi për njerëz, që për shkak të pasurisë që kanë fituar duke shpërdoruar emrin e saj, e mendojnë veten më të rëndësishëm se vetë ajo.

Kurrsesi për njerëz që presin të katapultohen në majat e saj pa asnjë kontribut. Kurrsesi për njerëz të diskretituar dhe figura të diskretituara publikisht.

Kurrsesi për njerëz të korruptuar, që e kanë përdorur pushtetin si ndërmarrje biznesi. Kurrsesi me njerëz që kanë bërë luftë të paprinciptë për të dobësuar dhe shkatërruar opozitën.

Kurrsesi me ata që kur kanë qenë në pushtet kanë gjobitur dhe nënshtruar bizneset për qëllime të të ndyra. Kurrsesi me ish-oficerë policie të korruptuar që e përdorën postin për të goditur mbështetës të së djathtës.

Kurrsesi me trafikues jo vetëm të pushtetit, por të çdo vlere morale dhe çdo parimi politik në këtë vend.

Partia Demokratike ka bërë një betejë të jashtëzakonshme për këtë dhe sot ka një shumicë absolute që e mbështet. Ndaj, ajo duhet të qëndrojë e palëkundur tek nevoja jetike që ka sot shoqëria shqiptare për ndryshim thelbësor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular