BallinaAktualitetRastet me Covid 19 në Mat/Kreu i PD Arjan Lika: Bashkia e...

Rastet me Covid 19 në Mat/Kreu i PD Arjan Lika: Bashkia e dinte, vuri në rrezik qytetarët

Kryetari i PD dega Mat Arjan Lika ka shpërthyer në akuza ndaj Bashkisë së Matit. Sipas Likës zyrtarët e bashkisë kan qënë në dijeni për rastin aktiv por se kanë ndaluar të vijë në punë duke vënë në rrezik punonjës dhe qytetarë të tjerë.

Ai ka akuzuar Bashkinë Mat për dështim në menaxhimin e situatës nga Bashkia Mat.

Të dashur qytetarë matjanë, një tjetër skandal në Bashkinë Mat.
Sipas burimeve brenda kësaj bashkie Coronavirus ka infektuar zyrtarë të Bashkisë Mat.
E papreçedentë dhe e papërgjegjshme është fakti se ky fakt mbahet sekret dhe nuk bëhet publik.
Sipas infrormacioneve pasi zyrtarit i është bërë tamponi dhe ka rezultuar me Covid19, në mënyrë sekrete mbrëmjen e djeshme është bërë dezinfektimi i ambienteve të brendeshme të zyrave të Bashkisë Mat. Po ashtu në mënyrë sekrete pritet të bëhen tamponet për punonjës të tjerë ditën e sotme.

Çfarë është e papërgjegjshme është fakti se punonjësi i infektuar me porosi nga drejtues të Bashkisë e për të mbajtur sekret lajmin është porositur të vazhdojë jetën normale duke dalë nëpër qytet e duke takuar njerëz të tjerë, në këtë mënyrë duke u bërë rrezik për përhapjen e virusit te qytetarë të tjerë.

Partia Demokratike Mat shpreh keqardhjen dhe uron shërim të shpejtë të infektuarve nga Covid 19 punonjës të Bashkisë Mat.
Çfarë është e parpanueshme është mbajtja sekret e këtij fakti nga drejtuesit e institucioneve në Mat.

Dështimi i menaxhimit të situatës së pandemisë nga drejtuesit e institucioneve Mat është flagrante. Masat dizinfektuese kanë qenë minimale dhe vetëm për propogandë. Institucionet lokale kanë dështuar në masat mbështetëse për bizneset dhe jetën ekonomike të qytetit. Sot në Mat mbi 720 biznese janë në prag falimentimi për shkak se Bashkia refuzon me këmbëngulje të marrë masa lehtesuese për taksat e tarifat vendore përgjatë situatës së pandemisë.

Drejtuesit e institucioneve në Mat duket se prioritetin kryesor kanë propogandën dhe zbatimin me standarte të dyfishta të ligjit.
Vetëm disa ditë më parë ne denoncuam mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Socialist Mat në shkelje flagrante të ligjit dhe masave antiCovid,në ambiente të mbyllura dhe pa asnjë masë mbrojtëse.

Partia Demokratike Mat u kërkon institucioneve të Matit dhe drejtuesve të Bashkisë Mat të bëjnë me urgjencë transparencë të plotë për punonjësit e zyrtarët e kësaj Bashkie të infektuar.
PD Mat kërkon me urgjencë institucioneve të Bashkisë të merren masa serioze për dezinfektimin e ambienteve të shërbimeve publike në qytet
Partia Demokratike Mat duke uruar shërim të shpejtë zyrtarëve të bashkisë të infektuar u kërkon qytetarëve matjanë të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat higjenike dhe mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e epidemisë në qytetin tonë.

Zyrtareve të Bashkisë Mat u kërkojmë të braktisin propogandën pa shije dhe të angazhojnë maksimalisht energjitë dhe resurset në shmangien e situatave të tilla të rënda për Matin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular