BallinaKryesoreShpallet shteti i parë në Ballkan, që legalizon çiftet e të njëjtit...

Shpallet shteti i parë në Ballkan, që legalizon çiftet e të njëjtit seks

Mali i Zi është bërë shteti  i parë evropian jashtë BE –së, që legalizon çiftet e të njëjtit seks.

Një projektligj i ri i miratuar të mërkurën u jep çifteve të të njëjtit seks, të drejta të barabarta ligjore si të çifteve heteroseksuale, përveç birësimit të fëmijëve.

Dyzet e dy deputetë votuan në favor të ligjit në kryeqytetin Podgoricë, ndërsa pesë ishin kundër tij.

Grupi “LGBT Progres Forum”, tha që projektligji “ka një rëndësi të jashtëzakonshme të jashtëzakonshme për të gjithë personat LGBT në Mal të Zi”.

“Sinqerisht nuk mendoja se do të ndodhte dhe ende nuk më besohet se kjo ndodhi në Malin e Zi,” shkroi në Twitter John Barac, drejtori ekzekutiv i LGBT Forum Progres.

Projektligji u refuzua së pari në gusht 2019 pasi u prit me rezistencë të fortë nga Kisha Ortodokse Serbe, komuniteti më i madh fetar në vend.

Qeveria e Malit të Zi kishte shpresuar se ligji do të aprovohej për të ecur përpara me përpjekjet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Përmirësimi i të drejtave të pakicave është parë si një hap i domosdoshëm për procesin e integrimit në BE.

Kryeministri Dusko Markoviç e përshkroi vendimin në Tëitter si “një hap të madh në drejtimin e duhur për shoqërinë malazeze, pjekurinë e saj demokratike dhe në proceset e integrimit”.

“Nuk mund të ketë vend për diskriminim bazuar në orientimin seksual në një Mal të Zi evropian”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular