BallinaAktualitetTransporti urban të hënën? Operatorët: Duam pagë të dytë lufte

Transporti urban të hënën? Operatorët: Duam pagë të dytë lufte

Transporti urban nuk nis as të hënën/ Operatorët: Duam page të dytë lufte

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, para disa ditësh i paralajmëroi operatorët e transportit publik se nëse nuk nisnin punën do të humbisnin licensën

“Nëse operatorët nuk dalin ato do të humbasin në treg dhe atë do e marrë një tjetër operator u garantoj se operatorët nuk mungojnë”, ka thënë Veliaj.

Operatorët e transportit publik nuk pranojnë të rinisin punën pavarësisht se kryebashkiaku i paralajmëroi se do ti hiqet licensa atyre që nuk  binden.

Të mbledhur përpara ministrisë së Transporteve ata kanë ripërsëritur edhe njëherë kërkesat e tyre për mbështetje financiare edhe për një pagë të dytë prej 40 mijë lekësh.

Ata thonë se rikthimi është i pamundur edhe për shkak të problemeve legale që shkakton protokolli anti-Covid.

“Në vend që shoqata të ngrejë pikën e parë dhe të thotë se duam pagën e dytë na nxjerrë mish për top. Ne pa marrë pagën e dytë, nuk fillojmë punë nuk kemi lekë për të paguar qiranë, shumë gjëra”, është shprehur një nga operatorët.

“Ne pa pagë nuk kemi si fillojmë punë nuk kemi asnjë lekë për të filluar punë. Kam marrë vetëm 400 mijë lekë jam një familje prej pesë anëtarësh, dhe më duhen lekët për të mbajtur familjen”, ka thënë një tjetër operator.

Bashkia ka bërë me dije se kompanitë e urbanëve në Tiranë që nuk do të ofrojnë shërbimin për qytetarët në bazë të kontratës do të penalizohen.

Transporti ndërqytetas ka nisur një javë më parë por është penalizuar për shkak të mosfunksionimit të transportit qytetas. Ata që janë penalizuar nga ky ngërç janë qytetarët të cilët gjatë kësaj periudhe e kanë të vështirë qarkullimin brenda Tiranës./abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular