BallinaOP EDBesa edhe këtë herë në rolin e besëprerës

Besa edhe këtë herë në rolin e besëprerës

Nga Ndriçim Mehmeti 

Pas disa daljesh onlljane, Besa më në fund vendosi të dal live. E shoqëruar nga dy nxënës shembullorë që duart i mbanin poshtë dhe sytë ja kishin shefes, Besa plot krenari, na kumtoi disa gjëra, që shumë njerëz të thjeshtë në Shqipëri, pa qenë pjesë e arsimit i dinë fare mirë. Na bëri me dije do sende, që fillimisht i kishte mohuar në qershor, i pohoj në fillim të korrikut e me shumë gjasë ka për ti mohuar sërish, në shtator.

Çfarë na tha Besa që ne e dinim dhe ajo nuk e bëri?

Në kulmin e debatit për testin e gjuhës letërsisë shqipe, Besa nuk foli asnjë fjalë për detyrimin ligjor për publikimin e tezës, por e gjeti fajin tek opozita “kërkonte një test të lehtë”, ndërsa Besa bënte be e rrufe se testi nuk ishte i vështirë, por kërkonte një përgatitje të lartë logjike dhe me dije të bazuar në kompetenca.

Po në konferencën e shtypit, Besa na besëprera e arsimit tha shprehimisht: “testi ishte më i lehtë se viti i kaluar. Disa risi të reja që donim të fusnim në Maturën Shtetërore 2020, nuk arritëm dot, pasi na pengoi Covid-19”.

Menjëherë pas provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Besa na mbushi mendjen se testi ishte i “modeluar mjaft mirë, me kompetenca si në gjithë Evropën, ishte në frymën e modernizmit të arsimit parauniverzitar”, tani Besa na thotë krejt papritur se “testi ishte shumë i lehtë”.

Pastaj Besa na bëri një zbulim të madh: “Nxënësit në shkollat e mesme mbivlerësohen”.

Si ka mundësi Besë? Si mund të të ndodhi kjo gjë, ty vizionares së arsimit shqiptar?

Në deklaratën tënde plot shantazh e kërcënim,  kundër atyre që të kritikuan testin e gjuhë – letërsisë (deklaratë që do ta kishte zili Gebelsi, Kadri Azbiu, Feçor Shehu e shumë hierarkë fashistë e komunistë), u mburre se “arsimi parauniverzitar është modernizuar shumë dhe se univerziteti, nuk po arrin t’i përgjigjet këtij modernizimi”.

Tani po thua se nxënësit marrin nota fiktive?? Kush e ka lejuar këtë gjendje? Ngrite dy institucione të fuqishme më shumë se ministria që drejton, Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar dhe Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar.

Të dy këto institucione përgjegjëse për cilësinë të kanë dështuar, apo kanë punuar kundër teje? Jo bre Besë. Na duhet një shpjegim më i mirë, që ti as nuk e di, as nuk e bën dot, për fatin tonë të keq.

Mjafton të merrje rezultatet e vitit të kaluar dhe këto të këtij viti dhe do të kuptoje se fiktiviteti në shkollën e mesme është bërë me bekimin tënd. Le tu referohemi shifrave.

Në vitin 2019, kalueshmëria ishte 95.40%, në 2020 96.89%. Pra në këtë vit shkollor kaq të vështirë, me kaq shumë ndërprerje për shkak të tërmetit dhe pandemisë, maturantët ja kanë dalë mbanë të kenë një rezultat prej 1.49% më të mira se në vitin 2019.

Numri i maturantëve që kanë marrë notën 10 në 2019 është 156, në 2020 760 maturantë. Në vitin 2019, 0.46% e maturantëve janë me notën 10, në 2020 2.45%, pra gati 2% më shumë.

Po ashtu numri i maturantëve mbetës në 2020, është 943, ndërsa në 2019, rezulton gati dy here me shumë ose rreth 1700 maturantë mbetës. 

Në vijim të logjikës tënde Besë për mbivlerësim edhe në 2019, e ke pasur këtë problem, si viti i parë i maturës me kompetenca.

Në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë morën pjesë në 2019 34970 dhe kalueshmëria ishte 95.40%. Diferenca mes notes se maturës dhe asaj vjetore të nxënësve ishte 1.05 (7.44 nota vjetore, 6.39 nota e MSH).

Vendosjes së mesatares 7.5 për ata që duan të bëhen mësues

Besa u përpoq të na shpjegonte, por më kot arsyet e vendosjes së mesatares për ata që duan të bëhen mësues.

Shifrat e dhëna më sipër tregojnë se reforma që do të sillte begatinë, nuk i çon maturantë më shumë se 7.44 si notë mesatare në gjithë vendin dhe 6.39 në MSH.

Si e justifikon Besa notën mesatare, si kriter për programet e mësuesisë dhe sa e besueshme është kjo notë, kur vetë Besa e vë në dyshim vlerësimit e nxënësve në gjimnaz? Nëse i besojmë fjalës së Besës se “kjo është gjëja më e mirë” dhe ne të gjithë duam studentë cilësor në programet e mësuesisë, unë kam të drejtën të bëj pyetjen:

A ka në dorë Besa ndonjë pyetësor online ose live, ku të ketë shtruar pyetjen: Sa prej maturantëve me mesatare 7.5 e lart kërkojnë të vijojnë studimet e larta në mësuesi?

Për fat të keq një pyetësor të tillë nuk e kemi dhe na mbetet të besojmë Besën që vetë Besa nuk e merr seriozisht. Nëse shtyhemi më tej, mund të bëjmë edhe të tjera pyetje:

Përse duhet Besë, që maturantët më të mirë të zgjedhin mësuesinë? Për pagën e  lartë, për trajtimin që i bën qeveria, për kushtet e punës, për infrastrukturën moderne të mësimdhënies, për mundësitë për promovim karriere, sipas meritës dhe jo portalit “Mësues për Partinë”, apo që të shfryjë Mimi, pse lyejnë flokët dhe thonjtë zyshat.

Na thuaj, për cilat arsye? Fakti që Besa është në krye të arsimit përbën një arsye më shumë për tu ndier shumë i dyzuar në pyetjen: A ja vlen të bëhen mësues dhe këtë duhet ta vendos Besa apo vetë maturant që në vit të parë ët gjimnazit e mbase edhe më herët? Kështu që edhe reforma e mesatares Besë, do të marri dhen sikundër ti pas pak muajsh.

Pakti për Univerzitetin po ecën bajagi mirë

Edhe unë ashtu mendoj. Me kutin që i mat gjërat Rilindja shumë mirë po ecën. P.sh., biblioteka digjitale ka qenë në funksion të plotë sipas premtimit, por jo në realitet, karta e studentit nuk vlen asnjë lek, por në letër është një premtim i realizuar, vetingu dhe plagjiatura kanë ecur mirë në letër, në realitet nuk është bërë asnjë gjë, tarifat u premtuan se do të përgjysmohen, por këstin e fundit duhet ta paguash edhe pse nuk  bëre asnjë sekondë mësim në auditor.

Të gjitha këto janë arrije të mëdha të Besës dhe një ecuri mbresuese e “Paktit për Univerzitetin”. Ah po. Gjërat do të ecnin shumë mirë, sikur “armiku i popullit dhe i partisë”, Koni, të mos kishte prishur planet e mëdha e plot sukses të Komandantit dhe Besës. Dhe për ti vënë kapak një reforme virtuale të suksesshme në arsim, Komandanti ka urdhëruar Besën të bëjë aktin më të fundit vetëvrasës si ministre arsimi:

Zgjedhje medoemos në Universitete. Edhe për këtë unë jam dakord. Ku ka më mirë se të kurorëzosh “suksesin” e “Paktit për Universitetin”, i hartuar posaçërisht për studentët, duke përjashtuar nga e drejta për zgjedhje studentët!?

Kështu që Besë do të mbetesh mend gjatë për këtë akt, si shumë të tjera, që do të kenë emrin tënd në librin e artë të keqqeverisjes dhe dëmit në arsimin kombëtar. Po kështu ke bërë ngaherë. Nuk ka ke zhgënjyer asnjëherë. Ke bërë të kundërtën e emrit tënd të bukur.

Tani edhe një pyetje të fundit, që unë dhe ndoshta shumë si unë e dinë përgjigjen: Na preve në Besë ku u stërbetove për një arsim më cilësor, më të mirë për fëmijët, apo ja fute kot se kështu ta kishin shkruar atë duhet të thoje?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular