BallinaKronikePo strehohej nga vapa por e zë poshtë masivi i gurëve, humb...

Po strehohej nga vapa por e zë poshtë masivi i gurëve, humb jetën bariu

Një ngjarje e rëndë aksidentale është shënuar në fshatin Rabjak të rrethit të Beratit. Një bari 50-vjeçar, duke kullotur bagëtitë në afërsi të një firme të nxjerrjes së gurit dekorativ, për momentin jpfunksionale, është aksidentuar nga një masiv i madh gurësh.

Masivi i gurëve që ka zënë poshtë Vladimir Cenon ka lëvizur pas përpjekjeve të tij për të krijuar një strehë poshtë gurëve për shkak të temperaturave të larta.

Pas goditjes, 50-vjeçari së bashku me masivin e gurëve ka përfunduar në përrua. Zhurma e madhe e masivit shkëmbor në zonë, ka nxjerrë jashtë shtëpive banorët e fshatit, për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Kanë qënë banorët e fshatit Rabjak ata që kanë njoftuar policinë, ndërkohë që trupi i pajetë i Vladimir Cenos, që rezulton të jetë shurdh-memec dhe banor i fshatit Peshtan në rrethin e Skraparit është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së rëndë aksidentale.

Informacion paraprak

Në fshatin Peshtan Poliçan, njoftohet se është gjetur nga familjaret e vet pa shenja jete shtetasi L.Ç., 55 vjeç me aftësi të kufizuara. Ky shtetas ka qenë duke ruajtur bagetitë në mal por qe prej dy ditësh nuk është kthyer në shtëpi. Vdekja mendohet se ka ardhur si pasojë e rënies nga një gurore e braktisur në fshatin Rabjak Skrapar.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular