BallinaAktualitetPrezantohet kryetari i ri i KLSH-së, Arben Shehu

Prezantohet kryetari i ri i KLSH-së, Arben Shehu

Në datën 3 korrik 2020, në ambientet e Kontrollit të Lartë të Shtetit u prezantua Kryetari i Ri i KLSH-së, z.Arben Shehu, kandidatura e të cilit u miratua me  108 vota pro, në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë të datës 2 korrik 2020.

Në prezantimin e Kryetarit të Ri morën pjesë zj.Milva Ekonomi, Kryetare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, z. Bujar Leskaj, Ish-Kryetar i KLSH-së dhe z.Genc Gjonçaj, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë.

Zonja Milva Ekonomi vlerësoi punën dhe ndryshimet pozitive në Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe veçanërisht evolimin profesional të institucionit, i cili në punën e tij është mbështetur gjithnjë e më shumë në Standartet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISSAI-t).

Zonja Ekonomi vlerësoi karrierën e suksesshme të z.Arben Shehu dhe miratimin me 108 vota të kësaj kandidature nga Kuvendi i Shqipërisë dhe i uroi suksese ne detyrën e re si Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, si një prej institucioneve më të rëndësishme kushtetuese. Zonja Ekonomi i uroi gjithashtu suksese z.Bujar Leskaj në karrierën e tij të mëtejshme.

Zoti Genc Gjonçaj bëri një përmbledhje të CV së Kryetarit Dr. Arben Shehu, duke u ndalur veçanërisht në karrierën e tij akademike dhe duke vlerësuar CV e tij të pasur dhe në përputhje të plotë më kriteret që duhet të plotësojë Kryetari i KLSH-së.

Zoti Bujar Leskaj, pasi falënderoi stafin për punën e përbashkët në këto tetë vitet e fundit u shpreh besimplotë që Dr.Arben Shehu do ta kryejë shumë mirë detyrën e Kryetarit të KLSh-së mbështetur në tre shtylla : integritetin, profesionalizmin dhe pavarësinë.

Kryetari z.Arben Shehu falënderoi z.Leskaj dhe stafin për prezencën dhe siguroi që KLSH, si institucion do të vijojë të punojë bazuar në Standartet profesionale dhe angazhimi i z.Arben Shehu do të jetë që puna e institucionit të ecë përpara, duke u mbështetur gjithnjë në punën profesionale dhe me standarde të audituesve të KLSH-së.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular