BallinaAktualitetSi të udhëtojmë në kohë pandemie? Ja rregullat që duhet të ndiqni...

Si të udhëtojmë në kohë pandemie? Ja rregullat që duhet të ndiqni në aeroportin e Rinasit

Keni në plan të udhëtoni diku? Nëse do të kryeni ndonjë fluturim atëherë duhet të dini paraprakisht disa rregulla, që duhen zbatuar nga hyrja në terminalin e Aeroportit të Rinasit. Kushti kryesor është që duhet të keni patjetër maskë, në të kundër nuk lejoheni të hyni në terminal dhe në avion.

Çfarë duhet të dini:

Në terminal mund të hysh vetëm nëse mban maskë

Ata që hyjnë në terminal, si në nisje dhe në mbërritje, do kalojnë në tunelin e dezinfektimit

Dhe në nisje dhe në mbërritje do t’u nënshtroheni matjes së temperaturës

Nëse keni temperaturë më të lartë se 37.5C do të merreni në pyetje nga stafi mjekësor

Gjatë qëndrimit në terminal duhet të mbani distancë fizike nga personat e tjerë dhe të zbatoni sinjalistikën

Përdorni dezinfektantët e vendosur në terminal

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular