BallinaOP EDMini-Shengeni Ballkanik një ekuacion i pazgjidhur i implementimit/Nga Halil Teodori

Mini-Shengeni Ballkanik një ekuacion i pazgjidhur i implementimit/Nga Halil Teodori

Nga Halil Teodori

Periudha e pandemisë COVID-19 e ka spostuar vëmendjen ndaj Mini-Shengeni Ballkanik, por enigmat, dilemat dhe zhvillimet e paparashikuara që mund të hasen gjatë implementimit të saj nuk janë bërë asnjëherë temë debati. Rrjedhimisht, Mini-Shengeni Ballkanik është një ekuacioni i pazgjidhur.
Qeveria shqiptare, ajo Serbe dhe ajo e Maqedonisë së Veriut po orvaten të implementojnë Mini-Shengenin Ballkanik, marrëveshje e cila pretendon:
Një rajon me treg pune dhe sisteme të unifikuara, kufij të hapur, lehtësira transporti dhe tregtie, joshës për investitorët e huaj!
Një rajon që synon përmes bashkëpunimit mes vendeve të përshpejtojë afrimin me standardet e jetesës dhe vlerat e BE që të shkurtojë kohën e anëtarësimet tek ky bashkim.
Një Ballkan Perëndimor, që synon të garantojë kater liri themelore:
-lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve kapitaleve.
Teorikisht kjo është skeda e kësaj nisme të iniciuar nga Franca dhe Gjermania.
Mirë do të ishte që një bashkëpunim i tillë të mund të bëhej në qoftë se rezultatet e bashkëpunimit do të ishin pozitive.
Janë të shumtë shqiptarët që duan të dinë se ç’farë do të thotë në të vërtetë Shengen Ballkanik, të ken dijeni mbi përfitimet dhe të fashitin çdo aludim për marrëveshje të fshehta në dëm të interesave të shqiptarëve në gadishull.
Këtë kartë të servirur Kryeministri Rama e përdori kohët e fundit edhe në vizitën e tij në Kosovë.
Por si është e vërteta, çfarë e lidh dhe çfarë e ndan këto marrëveshje?
Pyetja bëhet:
– Çfarë është ky sistem?
– Si zhvillohet?
– Si funksionon?
Ky lloj sistemi pretendon që prodhimi të rritet, të ardhurat gjithashtu nëpërmjet çlirimit nga barrierat dhe hapjen e tregjeve. Çdo person apo sipërmarrës është i lirë të marrë vendime private gjatë zhvillimit ekonomik të firmës kompanisë apo gupit të individit, që bashkëpunon.
Të ardhurat që vinë janë në proporcion me punën e bërë nga pjesëmarrësit në këtë ndërmarrje prodhimesh të ndryshme.
Një sistem i ngjashëm ekonomik ka ekzistuar në vitet 1700 dhe gjatë periudhës së parë të viteve 1800, midis Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara si “Delibrate Plan”. Kjo bëri që forma ekzistuese e zhvillimit ekonomik të shkatërrohej plotësisht.
Qeverit nuk ishin në gjendje të kontrollonin se çfarë duhet të kishte për konsum dhe çfar duhet të prodhohej në të vërtetë. Po kështu shteti nuk ishte në gjëndjde të kontrollonte edhe nivelin e pagesave për punëtorët. Si dhe mënyrën e investimeve të parave, ku duhej të përqendroheshin prioritetet.
Me kalimin e kohës u kërkua që ky lloi sistemi të prishej, fenomen i cili e dërgoi vendin drejt destabilitetit. Amerikanët, jo vetëm prodhuesit por edhe konsumatorët e ndien peshën e rëndë të këtij sistemi në ekonominë e tyre.
Jo vetëm në Amerikë por edhe në Angli ky lloj sistemi u bë më shumë antipopullorë se i pranueshëm nga të gjithë. Si rezultat i kësaj marrveshje, populli anglez filloi të reagojë.
Të gjitha ata ekonomi të vogla apo të mëdha private që kërkuan të marrin mallra nga Franca nuk u lejuan si rezultat i kësaj marrëveshje bashkëpunimi ekzistuese.
Dua të them se ky lloi sistemi ekonomik që servir Rama dhe bashkëpunëtorët e tijë ballkanik krijon një reaksion. Kudo në botë në epiqendër është shteti, i cili bën kontrollin ekonomik të popullsisë.
Shengeni Ballkanik konsiston në lirin e zhvillimeve ekonomike, konsum, shërbime dhe shkëmbime monetare,etj. Ky proces bëhet i detyrueshëm menjëherë kur vendimi i zbatimit të saj është nënshkruar nga palët.
Mbas kësaj vinë pyetjet:
Çfarë do të prodhojmë?
Me çfara çmimi do ta prodhojmë?
Çfara do bëjmë për të rritur prodhimin dhe mundësimin e shitjes?
Sa është mundësia e fitimit nga secili?
Në këtë lloj sistemi marrin pjesë:
Firmat e prodhimeve, produktet dhe shërbimet si fermat, fabrikat, dyqanet e shitjeve, shërbimet publike, dhe produkteve të tjera.
Profiti dhe humbjet përbëjnë funksionimin kryesorë në këtë lloj sistemi që i serviret vendit dhe ekonomisë shqiptare.
Ky lloj sistemi funksionon i pa kontrolluar. Atje ku kërkesat janë më të mëdha do të bëhet grumbullimi i fuqisë punëtore dhe për rrjedhojë pagesat do të jenë më të mëdha për krah pune. Atje ku kërkesat janë modeste, krahu i punës nuk do të ishte i detyruar të shkonte dhe për rrjedhojë shumë biznese do të detyroheshin të falimentonin. Fenomen i cili do të ndeshej direk me interesat e gjëra të popullsisë.
Një arsye tjetër është ekzistence e konkurrencës:
E cila është; midis njerëzve, bizneseve, punonjësve, konsumatorit, ku një palë mund të afroj më shumë dhe një tjetër më pak. Një palë të përballojë më shumë humbje dhe një tjetër nuk e përballon dhe si rezultat i imponohet falimentimi.
Por kur shteti është në krye të punëve, qeveria luan një rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen dhe konditat për funksionimin normal të ekonomisë ne shërbim të njerëzve.
Mini-Shengeni Ballkanik mendoj se do të ishte arrirë në një kohe tjetër, kur ekonomia e vendeve që bashkëpunojnë do të kishin standarde të njëjta.
Ky fenomen bashkëpunimi, i cili ofrohet si mundësi hapjeje dhe progresi ekonomik, bëhet NUL në moment të emergjencave natyrore, ku është e pamundur ti detyrosh njerëzit apo bizneset që të bëjnë atë që duhet.
Mendoj se sistemi i Shengenit Ballknik në radhë të parë do të përballet me probleme brenda vetes që në fillim, në mënyrën se si do të funksionojë, se si do t’i përballojë situatat e paparashikuara dhe sa i vëmendshëm do të jetë ndaj vlerësimit të rastit SHBA-Angli, si një precedent, gabimet e të cilit të mund të zhmangen. Përvojat e mëhershme duhet të konsiderohen, pasi historia i ka shërbyer njerëzimit si një busull orientimi në terrin e të panjohurave, me të cilat përballej në rrugëtimin e vet drejt progresit.
Cila është zgjidhja e ekuacionit Mini-Shengeni Ballkanik?
Meqë në thelbin e saj ajo parasheh favorizimin e ekonomisë së vendeve të rajonit, përkufizimet detyruese, jo vetëm do ta vënë në dilemë funksionimin e këtij pakti por do të rrëzojë gjithë këtë ngrehinë deklaratat butaforike për reciprocitet interesash dhe përfitimet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular