BallinaKryesorePD në Britani: Ora shqiptarëve të ndershëm po afron. Diaspora të jetë...

PD në Britani: Ora shqiptarëve të ndershëm po afron. Diaspora të jetë aksionere e fateve të Shqipërisë

Deklarate e Deges se Partise Demokratike ne Britani!

Ne mbledhjen e sotme kryesia e deges se PD ketu ne Londer mori ne shqyrtim situaten aktuale politike ne Shqiperi dhe procesin unik dhe plotesisht demokratik te shpallur nga kryesia e Partise Demokratike ne Shqiperi qe nga data 25 Qershor 2020, per indentifikimin dhe propozimin e kandidateve qendrore dhe lokakë per zgjedhjet e pergjithshme dhe lokale ne Shqiperi, pamvaresisht faktit se deget e diaspores nuk jane pjese e ketij procesi.

Mbeshtesim me force procesin e demokratizimit te vendimmarrjes ne PD dhe mirepresim kontributin e cdo demokrati dhe cdo qytetari te ndershem ne sherbim te largimit nje ore e me pare te rregjimit aktual dhe parlamentit te turpit te Shqiperise.

Dega e PD ne Britani beson qe diaspora duhet te jete pjese aktive e procesit te brendshem ne PD dhe te jete e perfaqesuar, si aksionere e drejtperdrejte e fateve te Shqiperise dhe kombit tone.

Sot me shume se kurre duhet nje bashkim i te gjitha forcave progresiste dhe demokratike, per te siguruar nje fitore te thelle dhe historike te Partise Demokratike te Shqiperise me Kryeminstrin e ardhshem z. Lulzim Basha.

Koha e eksperimentit tmerresisht te deshtuar dhe kriminal te “Rilindjes” ka perfunduar.

Ora e Shqiperise dhe shqiptarëve te ndershem po afron. Prandaj kerkohet qe edhe nga procesi i brendshem ne te cilen eshte perfshire PD, tju paraqiten votuesve shqiptarë, kandidatët më te mire dhe me te respektuar e intelektualë, qe perfaqesojne me se miri vlerat e lirise, demokracise dhe respektin per ligjin dhe voten e vullnetin e qytetarëve qe do ti besojne alternatives se ndryshimit dhe kthimit te shpreses, per nje jete me te mire, ne nje Shqiperi demokratike, mes kombeve te qyteteruar, krenar per te qene shqiptar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular