BallinaKronikeTentuan të kalonin përroin e Zaranikës, dështon aventura e dy të rinjve,...

Tentuan të kalonin përroin e Zaranikës, dështon aventura e dy të rinjve, rrezikuan mbytjen

Mbrëmjen e të shtunës dy të rinj, të cilët kishin tentuar të kalonin përroin e Zaranikës kanë rrezikuar jetën pas përkeqësimit të papritur të motit.  Mësonhet se ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, kur nisën dhe reshjet e dendura dhe si rezultat rrjedha e këtij përroi u shndërrua në një “lumë” të rrëmbyeshëm me prurje të pazakonta.

foto galeri foto galeri

foto galeri

Dy të rinjtë sipas Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit për shkak të motit të keq kishin mbetur të izoluar në mes te shtratit të rrjedhës së përroit të Zaranikës në një “ishull”. Ata kanë kërkuar ndihmë pasi po iu rrezikohej jeta nga vërshimi i jashtëzakonshëm i ujërave të përroit dhe vetëm ndërhyrja e menjëhershme e ekipit zjarrfikës në orët e vona të natës së shtunë bëri të mundur shpëtimin e jetës së dy të rinjve që rrezikonin mbytjen.

Ndërhyrja ka qenë mjaft e vështirë, por fatmirësisht është arritur që të nxirreshin në kohën e duhur nga “ishulli” dy të rinjtë që kishin parë vdekjen me sy. Gjatë pasdites së shtunë disa zona në Qarkun e Elbasanit u përfshinë nga moti i keq i shoqëruar shi dhe breshër duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në pemtari dhe kultura bujqësore

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular