BallinaKronikeZyrtari kapet me drogë, në pranga kryetari i njësisë në Skrapar

Zyrtari kapet me drogë, në pranga kryetari i njësisë në Skrapar

Një zyrtar i pushtetit lokal pjesë e Bashkisë Skrapar është arrestuar nga policia pasi në makinë i është gjetur një sasi lënde narkotike.

Mario Mersinasi kryetari i Njësisë Administrative Zhepe të Cërricës në Skrapar ra në pranga në kushtet e flagrancës.

Në një komunikatë për mediat, policia e Elbasanit dhe komisariati i Gramshit kanë lajmëruar se në datën 25 qershor 2020 është kapur nga unifromat blu shtetasi me iniciale M.M., 23 vjeç banor i fshatit Cërricë të Skraparit.

Policia i bëri kontroll të dyshuarit në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat ku i gjetën një sasi droge dhe vaj kanabisi, armë e fishekë.

Në vijim komunikata e policisë thotë se gjatë kontrollit i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 37 doza kanabis e kokainë një shishe farmaceutike me vaj kanabis, 14 fishekë armë gjehur dhe një shkop metalik me hapje.

Burimet nga policia bëjnë me dije se kanë shtrirë hetimet tek aktiviteti i funksionarit të pushtetit lokal pasi gjatë vitit të fundit në zonën e Skraparit nuk kanë munguar rastet e sekuestrimit të drogës së kultivuar në zona të ndryshme.

Për këtë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka bërë përgjegjës jo vetëm policinë lokale në zonat ku është mbjellur kanabisi por edhe kryetar të njësive administrative dhe funksionarë të tjerë vendorë që nuk kanë mbikqyrur zonën që menaxhojnë dhe nuk kanë denoncuar kultivimin e drogës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular