BallinaKryesoreI grabitën shtëpinë, Riberi poston videon në rrjetet sociale dhe kërcënon me...

I grabitën shtëpinë, Riberi poston videon në rrjetet sociale dhe kërcënon me largim

Frenk Riberi ndihmoi Fiorentinën të fitonte në fushën e Parmës 2-1, por kur u kthye në shtëpi pa që hajdutët i kishin grabitur shtëpinë. Francezi ka postuar një video të shtëpisë së tij të plaçkitur në “Instagram” ku kërcënon edhe me largim nga Italia

““Pas kthimit nga Parma, ku arritëm një rezultat të shkëlqyer, shkova në shtëpinë time. Në shtëpinë time në Itali, vend ku vendosa të vazhdoj karrierën pas shumë vitesh të mrekullueshme që kalova në Mynih. Dhe ajo çfarë gjeta ishte kjo…” “Gruaja ime ka humbur disa çanta dhe bizhuteri, por kjo nuk ka aspak rëndësi. Rëndësi ka që unë jam i pafuqishëm përballë kësaj situate.

Unë dhe familja ime ishim të sigurt në Mynih. Ne nuk na mungon asgjë dhe unë luaj futboll për pasion dhe jo për para. Sigurisht familja ime vjen e para dhe do të mar vendimin e nevojshëm që ajo të ndihet e sigurt”, mbyll Riberi, duke kërcënuar me një largim nga Seria A dhe Italia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular